Bota 5 Nëntor 2024, 17:09 Nga VNA

Trump apo Harris, çfarë u premtuan kandidatët për President amerikanëve 

Ndaje në Whatsapp
Trump apo Harris, çfarë u premtuan kandidatët për

 

Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ngritjes së demokrates Kamala Harris nga posti i nënpresidentes në atë të presidentes së vendit, pas një fushatë presidenciale intensive të shoqëruar me polemika dhe një gjuhë të ashpër.

Vendvotimet u hapën në mbarë vendin herët në mëngjes, ndërsa votuesit po përballën me një zgjedhje të qartë midis dy kandidatëve që kanë ofruar vizione shumë të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake të botës.

Nëse fiton, demokratja Kamala Harris do të bëhej presidentja e parë grua. Ajo ka premtuar të punojë me ligjvënës nga të dyja partitë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe çështjet e tjera pa u distancuar shumë nga kursi i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden. Ish-Presidenti republikan Donald Trump ka premtuar të zëvendësojë mijëra punonjës federalë me mbështetës të tij besnikë, të vendosë tarifa gjithëpërfshirëse si për aleatët ashtu edhe për vendet rivale dhe do të organizojë operacionin më të madh të dëbimit të imigrantëve të paligjshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Dy kandidatët kaluan orët e fundit të fushatës në Pensilvani, shteti më i madh i pavendosur. Ata bënë përpjekje për të rritur entuziazmin dhe energjinë në bazat e tyre të votuesve, si dhe për amerikanët që ende nuk kanë vendosur se për cilin kandidatë do të votojnë.

"Është përgjegjësia ime qytetare. Është e rëndësishme që unë të votoj për çështjet e rëndësishme për mua dhe të votoj për demokracinë dhe vendin që kam mbështetur për 22 vjet të jetës sime", tha 54 vjeçari Ron Kessler, një veteran i Forcave Ajrore nga Pensilvania i cili shtoi se kjo është hera e dytë që ai voton në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Harris dhe Trump hynë në Ditën e Zgjedhjeve të përqendruar në shtatë shtetet e pavendosura, pesë prej tyre të fituara nga zoti Trump në 2016 dhe nga zoti Biden në 2020: Pensilvania, Miçigani, Wisconsin-i, Arizona dhe Xhorxhia. Zoti Trump fitoi dy herë në Karolinën e Veriut dhe humbi dy herë në Nevada. Ai fitoi në Arizona dhe Xhorxhia në vitin 2016, por i humbi ato në zgjedhjet e vitit 2020.

elektoral në Batllër të Pensilvanisë në korrik. Reagimi i shpejt i shërbimit sekret pengoi një atentat të dytë ndaj tij në shtator, kur një person i armatosur ishte fshehur në afërsi të pronës së tij në Flordia, ku ai po luante golf.

Zgjedhjet me pasoja të mëdha për Amerikën dhe botën

Pasojat e mundshme të një mandati të dytë të zotit Trump janë rritur nga komentet e tij në mbështetje të së djathtës ekstreme dhe shpërfillja e tij për normat e qëndrueshme demokratike.

Zoti Trump ka përdorur retorikë të ashpër kundër zonjës Harris dhe demokratëve të tjerë, duke i quajtur ata "djallëzorë" dhe ka sugjeruar veprime ushtarake kundër njerëzve që ai i quan "armiq të brendshëm". Zonja Harris, duke vënë në dukje paralajmërimet e ish ndihmësve të zotit Trump, e ka quajtur atë "fashist" dhe fajësoi zotin Trump për rrezikim të jetës së grave përmes emërimit të tre anëtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët ndihmuan në përmbysjen e ligjit Roe kundër Wade, që e kishte bërë abortin të drejtë kushtetuese. Në orët e fundit të fushatës, ajo u përpoq të përdorte një ton më pozitiv dhe kaloi të hënën gjithë ditën e fundit pa përmendur emrin e rivalit të saj republikan.

Zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë shprehën besimin në integritetin e sistemit zgjedhor të vendit një ditë para zgjedhjeve. Megjithatë, ata janë përgatitur të përballen me atë që ata thonë se është një nivel i pashembullt i fushatave të dezinformimit nga vendet rivale, veçanërisht nga Rusia dhe Irani, si dhe mundësinë e dhunës fizike apo sulmeve kibernetike.

Fushatat e dy kandidatëve kanë punësuar një numër të madh avokatësh në pritje të betejave ligjore në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë vendin janë në gatishmëri të lartë për t’u përballur me mundësinë e veprimeve të dhunshme.

Gara presidenciale po ndiqet me vëmendje në mbarë botën, sepse rezultati i zgjedhjeve do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën, angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancave të saj globale dhe luftën kundër udhëheqësve autokratë të botës.

Nënpresidentja Harris është zotuar të vazhdojë mbështetjen për Kievin në luftën kundër Rusisë, e cila në vitin 2022 filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ish-Presidenti Trump ka kritikuar ashpër Ukrainën, ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin dhe ka sugjeruar se ai do ta inkurajonte Rusinë të sulmonte aleatët amerikanë të NATO-s, që nuk i përmbushin detyrimet financiare në fushën e mbrojtjes.

Përveç zgjedhjes së Presidentit, në këto zgjedhje po votohet edhe për Kongresin dhe nisma ligjore në shumë shtete për të drejtën e abortit.

Më shumë se 82 milionë njerëz votuan herët, duke arritur afër rekordit të vendosur gjatë pandemisë në 2020, kur zoti Trump inkurajoi republikanët të votonin në ditën e zgjedhjeve. Këtë radhë, ai u kërkoi votuesve të tij që të votonin herët dhe një pjesë e madhe e tyre e bënë këtë.

 

VOA

Video

Viena ka ndezur dritat e para të magjisë festive, duke hapur sezonin e Krishtlindjeve më herët se zakonisht. Me plot 14 tregje të shpërndara në të gjithë qytetin, Vjena mbetet një nga destinacionet më të dashura dhe më tradicionale të festave të fundvitit në Evropë. Aroma e arrëmyshkut, kanellës, verës së ngrohtë, çokollatës, gështenjave dhe bajameve të pjekura mbush rrugët e ndriçuara me mijëra drita që nga fillimi i nëntorit deri në janar, duke e kthyer qytetin në një përrallë dimri. Këtë vit, tregu i Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn u hap më 6 nëntor 2025, duke u bërë tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë për këtë sezon. Me ndezjen e dritave festive, pallati u transformua në një skenë mahnitëse, ku vizitorët mund të shijojnë atmosferën tradicionale, artizanatet e punuara me dorë dhe dekorimet elegante që e karakterizojnë këtë vend historik.

Rreshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Sirakuzës, në Siçili. Uji ka mbuluar shumë akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke shkaktuar probleme të shumta në lëvizjen urbane.

Reshjet e para të dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Elbasanit. Për shkak të bllokimeve në kanalet kulluese, është vërejtur prani e shtuar e ujit në disa akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Kryetari i Bashkise së New York, Zohran Mamdani ka pasur një karrierë muzikore përpara se të hynte në politikë. Me emrin artistik Mr. Cardamom, ai publikoi këngën “Nani”, dedikuar gjyshes, dhe realizoi videoklip me aktoren e ikonën e kuzhinës indiane Madhur Jaffrey. Gjatë përballjes politike, rivali Andrew Cuomo e sulmoi për të shkuarën muzikore, madje duke pretenduar se “këndonte për dashurinë ndaj terroristëve” – një strategji që nuk funksionoi. Mamdani arriti të mposhtë Cuomo-n dhe Curtis Sliwa-n, duke u bërë kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme