Bota 31 January 2025, 22:01 Nga VNA

Trudea: Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë nëse Donald Trump vendos tarifa

Ndaje në Whatsapp
Trudea: Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë

Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë nëse Donald Trump vendos tarifa, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Nuk është ajo që duam, por nëse ai do ta bëjë, ne gjithashtu do të përgjigjemi,” tha Trudeau.

Tarifat janë një pjesë qendrore e vizionit ekonomik të Trump. Ai i sheh ato si një mënyrë për të rritur ekonominë amerikane, për të mbrojtur vendet e punës dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

Ekonomistët sugjerojnë se një veprim i tillë mund të ketë ndikime shkatërruese të menjëhershme në ekonominë e Kanadasë, duke rritur gjithashtu çmimet për amerikanët.

Kanadaja po përpiqet të shmangë një luftë tregtare. Ajo ka vënë në dispozicion më shumë se 1 miliardë dollarë kanadezë (690 milion dollarë amerikan) për të rritur sigurinë në kufirin e saj të përbashkët me SHBA-në, një pikë kyçe e mosmarrëveshjes për Trump, i cili duket se po përdor tarifat si një taktikë negociuese.

Gjatë mandatit të tij të parë, presidenti amerikan vendosi tarifa 10% për produktet kanadeze të aluminit dhe tarifa 25% për çelikun kanadez, sërish për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Otava u hakmor duke vendosur tarifa për disa mallra, të cilat u zgjodhën për t’i dërguar një mesazh politik Trumpit dhe aleatëve të tij.

Një nga lëvizjet që Kanadaja do mund të bëjë si kundërpërgjigje ndaj Trump është taksimi i energjisë që i shet SHBA-së. Shtetet veri-lindore amerikane si New-York, Vermont dhe Maine, mbështeten në energjinë që marrin nga Kanadaja. Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë kanadeze, të paktën 30 shtete të tjera amerikane marrin një pjesë të energjisë nga shteti kanadez.

Kanadaja është gjithashtu furnizuesi kryesor i SHBA-së për naftën e pa përpunuar. Importi kanadez përbën 60% të naftës së papërpunuar të SHBA-së. Kjo është një kartë tjetër që Kanadaja mund të luajë kundër Trump.

Një tjetër opsion është heqja e alkoolit të importuar nga Amerika çdo dyqan në Ontario, gjë që do i dëmtonte shumë të ardhurat e prodhuesve amerikanë.

Të mërkurën, ministrja e jashtme Melanie Joly u takua me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për të dhënë një mesazh se tarifat do të ishin të këqija për të dy vendet dhe se Otava po trajtonte shqetësimet e Trump për sigurinë kufitare.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme