Kronika 7 August 2024, 09:30 Nga VNA

Të braktisesh dhe pas vdekjes. 9 muaj pas ekzekutimit në burgun e sigurisë së lartë, trupi i Arben Lleshit ende në morg

Ndaje në Whatsapp
Të braktisesh dhe pas vdekjes. 9 muaj pas ekzekutimit në burgun e

Të braktisesh dhe pas vdekjes. Ky është rasti i Arben Lleshit. I dënuari me bugim të përjetshëm për vrasjen e shokut të tij në Britaninë e Madhe, u ekzekutua nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin në dhjetor të 2023.

Por, kur po mbushen 9 muaj nga dita e ekzekutimit, trupi i pajetë i Arben Lleshit vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Familja e tij ka refuzuar deri më tani për ta tërhequr trupin dhe kryer ceremoninë e varrimit, me gjasë nga frika e hakmarrjes. Madje, ata pretenduan se viktima nuk ishte i afërmi i tyre, cka detyroi institucionet të kryenin analizën e ADN-së për të rikonfirmuan identitetin. Pavarësisht kësaj, ende familja nuk ka reaguar, edhe pse tashmë autoritetit ua kanë bërë të qartë, se viktima është shtetasi Arben Lleshi, i afërmi i tyre. Në kushte të tilla, duhet që prokuroria të marrë masa, të lëshojë autorizimin që Arben Lleshi të varroset nga Bashkia. Deri më tani ky autorizim nuk është lëshuar.

Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Ai u arrestua nga autoritetet atje dhe u ekstradua në Shqipëri ku po vuante dënimin, kur edhe u ekzekutua nga Sokol Mjacaj, një i dënuar po me burg të përjetshëm për vrasjen e dy turistë cekë në Prekal të Shkodrës. Por që pas vrasjes macabre të Agim Hoxhës, familja Lleshi ka humbur 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u vranë në vitet 2013 dhe 2016. Ndërsa janë zhdukur pa gjurmë dy kushërinjtë e tij, Artan e Klevis Lleshi. I dënuari Lleshi dyshohet të jetë ekzekutuar për motive hakmarrje ndaj vrasjes së Agim Hoxhës, por hetuesit ende nuk kanë zbuluar emrin e urdhëruesit, ndërsa ekzekutori Sokol Mjacaj ka refuzuar të flasë.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme