Kronika 6 August 2024, 17:34 Nga VNA

"Jam Taulant Balla", mashtruesi Florjan Gjergji që u vë gjoba biznesmenëve në Shqipëri në emër të politikanëve

Ndaje në Whatsapp
"Jam Taulant Balla", mashtruesi Florjan Gjergji që u vë

Shkodrani Florjan Gjergji është kthyer në një nga emrat më të lakuar sa i përket biznesmenëve të cilët prej disa vitesh janë bërë me ‘makthe’ nga ky person.

Gjergji vitet e fundit është larguar për të jetuar drejt shtetit gjerman, dhe prej atje ku është drejton grupe të cilët së bashku me njëri tjetrin, u vendosin gjoba biznesmenëve në emër të zyrtarëve të lartë.

‘’Jam kryebashkiaku i Vlorës’’, ‘’Jam Erjon Veliaj’’, ‘’Jam Taulant Balla’’… në shumicën e rasteve ka përdorur emrin e Erion Veliaj, Taulant Ballës, Artan Lames, Vilma Nushit dhe së fundmi edhe të Pjerin Ndreut.

Ndërkohë që nga këto skema, shuma më e vogël e përfituar niste nga 50 mijë euro.

Emri i Florjan Gjergjit u publikua fillimisht më 7 janar të vitit 2023, operacioni ‘’Signal’’, emër i aplikacionit nga ku Gjergji me anëtarët e grupit të tij flisnin me ‘’viktimat’’ që binim pre e kësaj skeme mashtrimi.

Telegram dhe Signal, dy aplikacione që lejojnë përdoruesin të ketë emra fals, përdoreshin nga Gjergji sepse dërguesit nuk i shfaqet numri i celularit.

Rasti “Florian Gjergji” ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila vijon të përballet thuajse çdo muaj me të paktën nga një “pre” e tij, me të njëjtën skemë, por që lokalizimin dhe arrestimin e ka të pamundur.

Çështja u ngrit pak javë më parë edhe nga kryeministri Rama, i cili në rrjete sociale bëri thirrje për kujdes, të verifikohet paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e asaj që ai e quan “loje kriminale”.

Së fundmi, burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ka pasur disa raste biznesmenësh që kanë raportuar mesazhe të ngjashme, por nuk kanë rënë pre e mashtrimit.

Kjo ka ndihmuar edhe në prangosjen e shumë personave të përfshirë në këtë skemë, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në pranga.

Nuk dihet ende edhe sa do të qëndrojë në arrati shkodrani mashtrues, Florjan Gjergji por duket se ai nuk do të heqë dorë nga ‘’profesioni’’ i tij si shantazhues dhe gjobvënës.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme