Rajoni 30 November 2024, 14:33 Nga VNA

Sulmi në Zubin Potok, reagon Vuçiç: Nuk e kemi bërë ne!

Ndaje në Whatsapp
Sulmi në Zubin Potok, reagon Vuçiç: Nuk e kemi bërë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk ka lidhje me sulmin që ndodhi në Zubin Potok, në lumin Ibër-Lepenc, dhe se këtë e di edhe pala kosovare. Në një takim me të rinj të partisë së tij, ai theksoi rëndësinë e maturisë në politikë, duke shtuar se nuk ka reaguar menjëherë për të shmangur vendime të nxituara.

Vuçiç u shpreh se Serbia nuk ka nevojë për akte terroriste dhe nuk do të kërkojë falje për diçka që nuk ka bërë, duke shtuar se në fund, "gjërat bien në vend". Ai nënvizoi rëndësinë e punës, luftës dhe besimit te vetvetja në situata të tilla.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme