Rajoni 28 November 2024, 22:35 Nga VNA

 “Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, Vuçiç: Po armatosemi fuqishëm

Ndaje në Whatsapp
 “Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur me tone pesimiste për faktin se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë dhe si rrjedhojë Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj për të zmbrapsur çdo agresor.

“Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, parashikimet e mia janë se çdo gjë që po ndodh do të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Çdo deklaratë nga cilado anë të paktën nuk është shtensionuese”, tha Presidenti i Serbisë për televizionin serb TV Pink.

Vuçiç iu referua gjithashtu edhe situatës në Serbi dhe gatishmërisë së vendit për një situatë lufte: “Raporti i parë që kam marrë nga kompanitë tona publike, por edhe raportet e përgjithshme nga ushtria jonë në lidhje me strehimoret dhe sa njerëz mund të kemi në çdo kohë në strehimore që mund të përballen me një sulm bërthamor apo atomik, është shkatërrues dhe ne do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë gjëra të mëdha”.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme