Rajoni 13 November 2024, 23:15 Nga VNA

Vrasja në Klinë/ Viktima dy kushërinj, autori 19-vjeçar, djali i një politikani

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Klinë/ Viktima dy kushërinj, autori 19-vjeçar,

Dy persona u vranë me armë zjarri në një lokal në Klinë, Kosovë.

Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori dyshohet të jetë 19-vjeçari Jon Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe po e merr në pyetje për ngjarjen. Fillimisht u raportua se njëri nga të qëlluarit kishte humbur jetën në vend, ndërsa tjetri ishte dërguar në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë. Më vonë, u konfirmua se edhe i plagosuri i dytë ka ndërruar jetë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme