Rajoni 26 November 2024, 22:20 Nga VNA

Gruaja 61-vjeçare bëhet nënë për herë të parë në Shkup

Ndaje në Whatsapp
Gruaja 61-vjeçare bëhet nënë për herë të

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Shkup,në Maqedoninë e Veriut ku gruaja lindi në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Ajo është tani gruaja më e moshuar në vend që ka sjellë një fëmijë për herë të parë në këtë moshë.

Mediat njoftojnë se gjendja e nënës dhe e foshnjës është e qëndrueshme. Gruaja kishte kaluar një numër të konsiderueshëm procedurash të fertilizimit in vitro, duke iu nënshtruar kësaj procedure 10 herë në të kaluarën. Sipas autoriteteve, babai i foshnjës është 65 vjeç.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme