Rajoni 29 November 2024, 22:47 Nga VNA

Tjetër shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Tjetër shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije policia e Kosovës nga shpërthimi është dëmtuar kanali i ujit të Ibër – Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta zbardhin rastin”, – ka thënë Elshani për “KosovaPress”.

Sipas të njëjtave burime, për shkak të shpërthimit uji ka nisur të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar. Ndërkohë, sipas asaj që raporton media tjetër e Kosovës, “Koha.net”, dyshimet janë se ky shpërthim ka qenë i qëllimshëm për të goditur infrastrukturën që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.

Dy ditët e fundit, në veri ka pasur disa incidente të tjera. Në Zveçan u hodhën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Për shkak të kësaj, policia njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme