Konfederata Braziliane e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin italian Carlo Ancelottin, i cili do të qëndrojë në krye të përfaqësueses së Brazilit deri në vitin 2030.
Vendimi është bërë publik nga vetë federata braziliane dhe vjen në një moment të rëndësishëm, vetëm pak para nisjes së Kupës së Botës 2026. Me këtë marrëveshje të re, Ancelotti do të udhëheqë Brazilin të paktën deri në Botërorin 2030, duke marrë një mandat të plotë afatgjatë në krye të një prej kombëtareve më të mëdha në botë.
Trajneri italian mori drejtimin e Brazilit në fund të majit 2025 dhe deri më tani ka drejtuar ekipin në 10 ndeshje, ku ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje. Pavarësisht bilancit të përzier, drejtuesit e federatës kanë vlerësuar progresin e skuadrës dhe stabilitetin e sjellë nga eksperienca e Ancelottit.
Sipas njoftimit zyrtar, Konfederata Braziliane e Futbollit e sheh vazhdimin e bashkëpunimit me teknikun italian si një hap strategjik për të rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror, me objektivin kryesor fitimin e trofeve madhorë në vitet në vijim.
Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi raportohet për incidente, ku ka patur përplasje mes dy tifozërive. E domosdoshme ndërhyerja e policisë, me këta të fundit që kanë qetësuar situatën.
Pamje të tilla kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa dhe nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në vet. Sfida Elbasani-Egnatia ishte e vlefshme për ndeshjen e dytë në Final Four

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, breshka e vogël kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, çka ngre dyshime se mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë.
Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll ndaj lundrimit pranë zonave bregdetare ku këto specie jetojnë.

Aktivisti Baki Goxhaj, në një video-mesazh për VNA, njofton për situatën më të fundit pasi ai iu bashkua misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë bllokadën e Gazës dhe të krijojë një korridor ndihmash humanitare për popullsinë palestineze.
“Jam bashkuar misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë rrethimin gati 3-vjeçar të Gazës, të krijojë një korridor ndihmash humanitare dhe të rrisë solidaritetin mbarëkombëtar me popullin e vuajtur të Palestinës.
Flotila e sivjetshme është më e madhja deri tani me rreth 60 anije. Anëtarët e flotilës vijnë nga 50 shtete të ndryshme. Shtetet kryesore kanë delegacionet e tyre, anëtarët e tjerë grupohen në anije të përbashkëta.
Pjesëmarrja në këtë mision buron nga një nevojë e brendshme për të bërë diçka përballë mizorive që kemi 2 vite e gjysmë që shohim dhe vjen si një shuplakë për maskarallëqet e qeverisë tonë, e cila nuk na përfaqëson aspak me marrëveshjet që bën me qeverinë genocidale të Izraelit.
Shpresoj që pjesëmarrja ime këtu të shërbejë dhe si një zgjim për popullin shqiptar që të marrin frenat e vendit në dorë dhe t’i thonë jo maskarenjve”, shprehet ai.

Gara e MotoGP në pistën e Montmelo në Spanjë u shoqërua me skena të frikshme, pasi dy aksidente të rënda kaluan në plan të dytë rezultatin sportiv. Në xhiron e 12-të, Aleks Markez humbi kontrollin e motorit teksa tentoi të shmangte KTM-në e Pedro Akostas dhe u përplas dhunshëm jashtë piste.
Gara u ndërpre përkohësisht, ndërsa piloti spanjoll u dërgua me urgjencë në spital, ku raportohet se ka pësuar trauma dhe fraktura, por pa rrezik për jetën. Pas rifillimit, një tjetër incident i rëndë ndodhi kur këmba e Johan Zarko ngeci në motorin e Francesco Banjajas pas një përplasjeje mes disa pilotëve. Fatmirësisht, edhe pse momentet ishin dramatike, nuk raportohet për rrezik për jetën e pilotëve të përfshirë.