Kronika 16 May 2026, 08:55 Nga VNA

"Balluku", SPAK fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare

Ndaje në Whatsapp

"Balluku", SPAK fletëthirrje të dytë për

SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet për të dëshmuar në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Dëshmia e tij konsiderohet e rëndësishme për hetimin, kryesisht në drejtim të pasurisë së znj.Balluku”, tha një burim pranë SPAK.

Thirrja e Igli Tares erdhi fill pas disa kontrolleve që u ushtruan tek familjarë të Ballukur dhe biznesmenë të ndryshëm, ndërsa hetuesit zbarkuan dhe në dy vila në një zonë rezidenciale në Drimadhes.

Më herët, SPAK firmosi fletëthirrjen e parë për ish-futbollistin, por u kthye pas, për shkak se ai jeton jashtë vendit dhe nuk mori dijeni. Në fletëthirrjen e dytë, hetuesit konfirmojnë se janë marrë masat që Tare të marrë njoftim.

Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, që nga tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.

Javët e fundit, janë intensifikuar hetimet lidhur me të, në drejtim të pasurisë. Aktualisht ndaj Ballukut janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve, kundër të cilave ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme