Kronika 22 September 2024, 10:33 Nga VNA

SPAK përfundon hetimet për Jorgo Goron, çon në gjyq dosjen e ish-kryebashkiakut dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
SPAK përfundon hetimet për Jorgo Goron, çon në gjyq dosjen
SPAK njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe dorëzuar për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe zyrtarë të tjerë të cilët akuzohen për tjetërsimin e mbi 11 mijë metrave katrorë tokë. Mbi këtë sipërfaqe Artan Gaçi ish-deputet socialist njëherazi bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka po ndërton vila. Gaçi ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 189, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga nenet 248 e 25, 186/2, 190/2, 257/a paragrafi 2 dhe 287 paragrafi 1, të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, me të pandehur shtetasit:

  1. Jorgo Goro, ish Kryetar i Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2, të Kodit Penal;
  2. Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
  3. Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
  4. Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
  5. Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga neni 190/2, 186/2 e 287, të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme