Kronika 20 Shtator 2024, 14:22 Nga VNA

Dosja "Babale"/Vendimi përfundimtar për Salianjin më 26 Shtator, ora 13:00

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Babale"/Vendimi përfundimtar për Salianjin më 26
 

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u përball këtë të premte me Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe këmbëmbuli në pafajësi, pasi më herët gjykata e Tiranës e ka dënuar me një vit burg për “kallëzim të rremë” për të ashtuquajturën çështja Babale. Salianji denoncoi 5 vite më parë nga selia e PD-së, Geron alias Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për fshirje në trafik droge, por përfundoi i pandehur. Gjatë seancës në Apel, Salianji tha se denoncoi investigimin e gazetarit Jetmir Olldashi dhe pas denoncimit Geron alias Agron Xhafa u vetëdorëzua në Romë për të vuajtur dënimin për drogë në Itali pasi kishte qëndruar per 8 vite i lire në Shqipëri dhe mbrohej nga vëllai Ministër i Brendshëm i kohës...

Seanca

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u paraqit sot në Gjykatën e Apelit për seancën e radhës në çështjen e njohur si “Babalja”. I shoqëruar nga disa deputetë demokratë, Salianji theksoi se qëndrimet dhe denoncimet e tij kanë qenë të drejta dhe të provuara. Ai përmendi emra të zyrtarëve që i ka denoncuar gjatë viteve, si Vangjush Dako, Arben Ndoka, Pjerin Ndreu dhe Artur Bushi, duke theksuar se këto denoncime janë konfirmuar nga faktet. Një ndër çështjet më të bujshme që përmendi Salianji ishte rasti i Geron Xhafës, për të cilin tha se kishte qenë i dënuar në Itali për drogë, por i lirë në Shqipëri, ndërkohë që vëllai i tij, Fatmir Xhafa, ishte ministër i Brendshëm në atë kohë. “Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam, por nuk pati asnjë reagim”, deklaroi ai. Salianji: Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain minister të brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por spati asnjë reagim. Denoncimin do e bëja prap pasi ai lëvizi i lirë  per 8 vite pas denoncimit ai u vetëdorëzua në Romë për të vuajtur dënimin. E cuan qëllimisht në Itali Agron apo Geron Xhafajn që të mos merrej zeri origjinal i tij.Me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun nuk kam asnjë njohje. Denoncimin do ta bëj prapë se këtë punë kam, për të mbrojtur interesin publik. Dhe ky interes u mbrojt në momentin që ai (Geron Xhafaj) shkoi në burg.Me akuzojnë se kam dhënë para, 200 mijë euro, por shteti se hetoi këtë. Nuk kishte interes të hetohej, por problemi ishte pastrimi I emrit të Fatmir Xhafaj. Përkojnë qelizat telefonike për të tre, gazetarit Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe Albert Veliu. Si ka mundësi që qelizat pulsojnë te lokali i Geron Xhafës? Apo edhe këtë e manipuluam neve? Pas regjistrimit i kam takuar në selinë e PD-së. Albert Veliu -Babalja e telefonoi Geron Xhafën në praninë time me një numër që ishte në dosje. Kishin marrëdhënie miqesore. Sa doli denoncimi policia shkoi dhe mori djalin dhe gruan e Babales per ti bërë presion.Sot duhet te kishim një proces tjetër per trafik droge, por personin e lanë të ikte dhe e futën procesin në këtë hulli. Geron Xhafa zërin e vet e përgënjeshtron me shkrim, nëse nuk ishte ai dilte me zë e figurë.Nuk del njeriu të përgënjeshtrojë veten, por del me shkrim. Dmth ky zërin e vet e përgënjshtron me shkrim, edhe duhet të dënohem unë” Salianji shtoi se edhe sot, nëse do të përballej me situata të ngjashme, ai do të bënte të njëjtat denoncime.Avokatët Ledio Braho e Redi Ramaj kërkojnë prishjen e vendimit të shkallës së parë ndaj Salianjit dhe deklarimin e pafajshëm të tij.

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme