Kronika 20 September 2024, 13:23 Nga VNA

I arrestuar në Londër për trafik droge, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive

Ndaje në Whatsapp
I arrestuar në Londër për trafik droge, Prokuroria e Kukësit

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dautaj i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Shtetasi Fatjon Dautaj, ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Fation Dauti është personi që shkelmoi derën e sallës ku dy grupet e PD-së diskutonin se kujt i përkiste selia. Dauti theu dyert e zyrës në PD në favor të Berishës. Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

- Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

- Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe - Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme