Sociale 24 October 2025, 17:27 Nga VNA

Shqiptarët ndër më të varfrit në Europë, gjysma e familjeve e përballojnë jetesën me vështirësi

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët ndër më të varfrit në Europë, gjysma e

Rreth 55% e familjeve shqiptare pohojnë se përballojnë shpenzimet mujore “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”, duke treguar një nivel të lartë pasigurie ekonomike. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17% e qytetarëve ndihen të varfër. Në rajonin e Ballkanit, situata është disi më e lehtë, 34% e serbëve, rreth gjysma e malazezëve dhe pothuaj gjysma e maqedonasve perceptojnë veten si të varfër.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat, i cili mat edhe varfërinë subjektive, pra perceptimin e qytetarëve për gjendjen e tyre ekonomike, përveç treguesve tradicionalë si rreziku për të qenë i varfër, mungesa materiale dhe sociale e theksuar, apo jetesa në familje me anëtarë të papunë. Sipas këtij treguesi, shqiptarët renditen të dytët në Europë pas grekëve, ku 67% e popullsisë ndihen të varfër.

Megjithëse të dhënat perceptuese janë alarmante, ekziston një hendek i madh mes varfërisë së ndjerë dhe asaj të matur nga institucionet zyrtare. Në Shqipëri, varfëria monetare sipas matjeve zyrtare për vitin 2024 është rreth 20%, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë mendon se jeton në kushte varfërie, duke krijuar një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2024 treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, me një prag të ardhurash prej vetëm 330 lekësh në ditë për person, ose rreth 9,700 lekë në muaj, duke reflektuar realitetin e vështirë ekonomik që shumë familje shqiptare përjetojnë çdo ditë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme