Sociale 24 October 2025, 14:27 Nga VNA

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

Ndaje në Whatsapp

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta

Nga 21 aktivitete ekonomike gjithsej nga bujqësia te teknologjia, në 10 prej tyre punonjësit kishin paga poshtë mesatares kombëtare më 2024.

Vitin e kaluar, paga mesatare mujore bruto sipas deklarimeve nga listëpagesat në tatime arriti në 77,4 mijë lekë, me rritje 9.8% në krahasim me vitin 2023.

Në fund të renditjes qëndron sektori i akomodimit dhe shërbimeve të ushqimit, ku paga mesatare është vetëm 50,363 lekë, rreth 35% më pak se mesatarja kombëtare. Me gjithë zhvillimet pozitive të viteve të fundit sektori mbetet ndër më pak të paguarit për shkak të dominimit të punës sezonale dhe informalitetit të lartë.

Bujqësia, silvikultura dhe peshkimi pasojnë me një pagë mesatare prej 51,307 lekësh, duke mbetur gjithashtu 33.8% poshtë mesatares kombëtare. Bizneset e lidhura me bujqësinë dhe peshkimin ofrojnë historikisht paga më të ulëta se sektorët e tjerë si rrjedhoje e produktivitetit të ulët.

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe sektori i aktiviteteve të ujë, kanalizime dhe menaxhimin e mbetjeve, ku paga arrin në 56,893 lekë, ende dukshëm më e ulët se mesatarja kombëtare.

Po ashtu, industria përpunuese mbetet nën nivelin mesatar, me një pagë prej 58,650 lekësh. Ky është një sektor është ofrues i madh i punonjësve me pagë, por ende bazohet të krahu i punës me kosto të ulët kryesisht industria përpunuese.

Ndërtimi është një tjetër sektor me pagë mesatare më të ulët, që në vitin 2024 arrin në 61,540 lekë ose 21% më pak se mesatarja kombëtare, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve regjistrojnë një pagë prej 64,868 lekësh. Pavarësisht rritjes së lehtë krahasuar me vitin e kaluar, këta sektorë nuk arrijnë të kapërcejnë pragun e mesatares kombëtare.

Edhe aktivitetet e tjera të shërbimit, ku përfshihen punë të natyrës artizanale apo shërbime të vogla, shënojnë një pagë prej vetëm 67,374 lekësh, ndërsa transporti dhe magazinimi arrin në 71,936 lekë, duke mbetur ende nën mesatare, megjithëse pagat në këto aktivitete shënuan rritje me mbi 10% krahasuar me vitin 2023.

Në total, janë rreth dhjetë sektorë të ekonomisë që regjistrojnë paga më të ulëta se mesatarja kombëtare, kryesisht në fusha që karakterizohen nga punësim masiv, informalitet më i lartë, teknologji më të kufizuara dhe produktivitet më të ulët.

Në anën tjetër punonjësit në organizatat ndërkombëtare kanë nivelin më të lartë të pagës, sa 234% e mesatares. Gjithashtu bankat, kompanitë e sigurimit, informacionit dhe komunikimit ofrojnë paga shumë herë më të lartë se mesatarja kombëtare.

Në grupin e pagave me nivel më të larta se mesatarja kombëtare janë aktivitetet në sektorin shtetëror të tilla si arsimi, shëndetësia, aktivitetet e administrative./Monitor.al/

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme