Sociale 21 January 2026, 16:51 Nga VNA

Shqipëria po humb lumenjtë: 1,100 km rrjedhë natyrore u zhduk që nga 2018

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria po humb lumenjtë: 1,100 km rrjedhë natyrore u zhduk

“Zemra blu” e Europës po tkurret shpejt. Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyror nga 2018 deri më 2025-ës.

Kjo gjetje vjen si rezultat i një studimi të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur që tregon se në më pak se një dekadë Ballkani ka humbur 28% të lumenjve natyrorë.

Kjo si pasojë e zhvillimit të hidroenergjisë, ndërhyrjeve të pakontrolluara në lumenj për marrjen e ujit dhe ndryshimin e shtretërve.

“Segmentet e lumenjve në gjendje pothuajse natyrore ranë ndjeshëm nga 68% në vitin 2012 në vetëm 40% në vitin 2025. Gjatësia e lumenjve u tkurr nga 3,812 km linearë në 2,668 km linearë brenda vetëm shtatë vitesh (2018–2025)”, thuhet në raport.

Raporti thekson se Shqipëria ka humbur shumë lumenj të paprekur si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve gjatë 10-15 viteve të fundit.

“Ndërsa disa nga lumenjtë si Vjosa dhe Kanioni i Osumit vijojnë të mbetet të paprekur”, thekson raporti.

Ulrich Eichelmann, drejtues i Riverwatch u shpreh se Shqipëria mbrojti me sukses Vjosën dhe disa degë të saj, por shumë lumenj të tjerë u degraduan gjatë dekadës së fundit.

“Këto gjetje duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare që të mbrojë lumenjtë në të gjithë vendin, jo vetëm në një pellg të vetëm, veçanërisht duke pasur parasysh aspiratat e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, deklaroi Ulrich Eichelmann.

Studimi nënvizon edhe shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës në mars të 2023-it, duke parandaluar rreth 40 hidrocentrale të planifikuara.

“Megjithatë, të dhënat tregojnë qartë se ndërsa ne festuam këtë fitore, degradimi u përshpejtua në lumenjtë në të gjithë pjesën tjetër të vendit. Shqipëria nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë lumenjtë e tjerë të mbetur të egër, ato janë asete natyrore të pazëvendësueshme dhe thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, u shpreh Dr. Ulrich Schwarz, hartues i studimit.

Besjana Guri, drejtuese e qendrës LUMI dhe fituese e çmimit mjedisor “Goldman” për fushatën e Vjosës, tha për Citizens.al se ky studim evidenton se sa shqetësuese është situata e lumenjve në Shqipëri.

“Është një gjendje aspak e favorshme për natyrën shqiptare, për komunitetet lokale apo edhe bizneset me bazë zhvillimin e turizmit natyror.. Nuk mund të sakrifikojmë të gjithë pjesën tjetër të lumenjve edhe pse kemi arritur të mbrojmë pjesën më të madhe të pellgut të Vjosës”, u shpreh Besjana Guri, ndërsa theksoi se Vjosa duhet të shërbejë për institucionet tona si një bazë dhe model për tu ndjekur edhe me lumenjtë e tjerë të paprekur.

Sipas Gurit, ndër shkaqet kryesore të degradimit të lumenjve janë projektet e hidrocentraleve.

“Në 7-8 vitet e fundit lumenjtë tanë kanë pësuar një sulm të njëpasnjëshëm nga këto projekte duke e bërë shumë të vështirë rolin e aktivistëve dhe komuniteteve”, deklaroi ajo.

Gjatë viteve të fundit, Guri u shpreh se shoqëria civile i ka kërkuar qeverisë të pezullojë apo të ndalojë planet e hidrocentraleve si dhe të ndërmarrë strategji kombëtare gjithëpërfshirëse ku të vlerësohet ndikimi i tyre.

“Duke parë situatën alarmante, hidrocentralet e reja të planifikuara ku kryesisht janë HEC-e të vegjël ne 2 MV duhet të ndalohen sa më parë, pasi dëmi qe shkaktojnë në mjedis është aspak i vogël”, shtoi ajo më tej.

Sipas raportit prej vitit 2012 rajoni ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj të virgjër, ndërsa presioni për ndërhyrje vijon. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie elektrike ka qenë një nga të paktat politika të pandryshuara gjatë dekadës së fundit në Shqipëri.

Citizens.al ka raportuar më herët se si gjatë 15 viteve të fundit Shqipëria ka mbi 211 hidrocentrale aktive, ndërsa 24 të tjerë janë në proces ndërtimi.

Vrulli për ndërtimin e hidrocentraleve mbetet i pandryshuar që prej vitit 2010, pavarësisht premtimeve për ndalimin e lejeve të reja ,ndërsa roli i bashkive mbetet kryesisht administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje./Citizens.al 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme