Sociale 13 Mars 2026, 12:29 Nga VNA

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës, dështojnë pasi nuk u paraqit asnjë investitor

Ndaje në Whatsapp

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës,

Ajo që një vit më parë u prezantua me entuziazëm si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive”, sot po mbyllet në heshtje burokratike. Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka publikuar së fundmi njoftime për anulimin zyrtar të tre procedurave për përzgjedhjen e partnerëve privatë për ndërtimin e stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Në dokumentet zyrtare të publikuara nga Korporata, të konsultuara nga ekofin.al, arsyeja është e njëjtë për të tri projektet: nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar për dorëzimin e ofertave.

Thirrjet për këto projekte u hapën në korrik 2025 dhe afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte 30 shtatori i po atij viti. Megjithatë, vetëm tani, disa muaj më vonë, është bërë publik zyrtarisht fakti që procedurat kanë dështuar.

Në praktikë, kjo do të thotë se tri nga projektet më të bujshme të në fushën e infrastrukturës sportive nuk arritën të tërheqin as edhe një investitor të vetëm.

Projekti që premtoi stadiume futuriste

Plani u prezantua si një transformim i madh urban për tri qytete kryesore të vendit: stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, stadiumi “Flamurtari” në Vlorë dhe stadiumi “Skënderbeu” në Korçë.

Qeveria organizoi një konkurs ndërkombëtar arkitekture dhe shpalli fitues studio prestigjioze ndërkombëtare. Konceptet e prezantuara synonin të shkonin shumë përtej një stadiumi tradicional, duke krijuar komplekse të mëdha urbane me kulla banimi, hotele, hapësira tregtare dhe parqe publike.

Modeli ekonomik ishte ai i përdorur për stadiumin “Air Albania” në Tiranë: shteti ofron tokën dhe të drejtat zhvillimore, ndërsa privati financon ndërtimin e stadiumit duke përfituar nga zhvillimi imobiliar përreth.

Në teori, formula dukej e thjeshtë. Në praktikë, rezultoi e pazbatueshme.

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës, 

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës, 

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës,

Asnjë investitor, asnjë ofertë

Dokumenti i anulimit i publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare për stadiumin e Durrësit e thotë shqip: procedura u anulua pasi nuk u paraqit asnjë aplikant. E njëjta formulë përsëritet edhe për Vlorën dhe Korçën.

Pra, tri projekte të prezantuara si investime strategjike për qytetet kryesore të vendit nuk arritën të zgjojnë interesin e tregut.

Kjo thekson hendekun mes retorikës dhe realitetit ekonomik të këtyre projekteve.

Pse dështoi modeli i stadiumeve

Dështimi nuk lidhet me mungesën e kapitalit në tregun shqiptar, por me matematikën e thjeshtë financiare.

Modeli i përdorur funksionoi në Tiranë për një arsye të qartë: vlera e pasurive të paluajtshme në kryeqytet është shumë më e lartë dhe tregu absorbon shpejt zhvillime të mëdha rezidenciale apo tregtare.

Në qytete si Durrësi, Vlora apo Korça, situata është ndryshe.

Ndërtimi i një stadiumi modern me standarde europiane kërkon dhjetëra milionë euro investim. Ky investim duhet të rikuperohet nga zhvillimet imobiliare përreth. Por tregjet lokale nuk kanë kapacitetin për të absorbuar shpejt volume të mëdha ndërtimi me çmime që justifikojnë një projekt të tillë.

Për investitorët privatë, rreziku është shumë i lartë: stadiumi vetë nuk gjeneron të ardhura të mjaftueshme dhe kostoja e tij mbetet një barrë që duhet kompensuar nga pjesa komerciale e projektit.

Në mungesë të garancive shtetërore apo një forme bashkëfinancimi publik, projekti thjesht nuk rezulton ekonomikisht i leverdishëm.

Arkitektura spektakolare, ekonomia zero

Ironia e gjithë kësaj historie është se projektet arkitekturore u prezantuan me shumë bujë.

Studioja belge 51N4E fitoi konkursin për stadiumin e Durrësit me një koncept që e shndërronte kompleksin në park urban të hapur.

Studioja belge XDGA propozoi një projekt avangardë për stadiumin e Vlorës, të integruar me hoteleri dhe zhvillime luksi.

Ndërsa studioja daneze CEBRA projektoi për Korçën një kompleks sportiv të integruar me natyrën dhe urbanistikën e qytetit.

Sot, këto projekte mbeten vetëm rendera 3D dhe makete arkitekturore, pa asnjë investitor që të marrë përsipër ndërtimin.

Dështimi që u pranua me vonesë

Një tjetër element problematik është mënyra si u komunikua ky zhvillim.

Afati për ofertat përfundoi në fund të shtatorit 2025, por vetëm tani janë publikuar njoftimet e anulimit të procedurave nga ana e Korporatës.

Në vend të një transparence të menjëhershme për mungesën e interesit nga tregu, procesi u la në heshtje për muaj të tërë.

Ndërkohë, në komunikimet zyrtare dhe materialet promocionale, thirrjet për investitorë vijonin të paraqiteshin si projekte “të hapura” ose “në vazhdim”.

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës, 

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës, 

Projektet për tre stadiumet i shërbyen propagandës,

Kur propaganda përplaset me ekonominë

Historia e tri stadiumeve tregon një problem më të gjerë në modelin e zhvillimit të projekteve publike në Shqipëri.

Shpesh, projektet prezantohen fillimisht si spektakël arkitekturor dhe politik, ndërsa analiza ekonomike vjen më pas, kur është tepër vonë.

Në rastin e stadiumeve të Durrësit, Vlorës dhe Korçës, tregu dha përgjigjen më të qartë të mundshme: zero interes.

Thirrjet do të rihapen ndoshta me kushte të reja

Tashmë Korporata, pas këtij dështimi, që nuk është as i pari dhe as i fundit në kalvarin e projekteve dhe garave të saj pompoze, pritet të rihapë thirrjet, me shumë gjasë duke ndryshuar kriteret.

Dështimi i njëpasnjëshëm i thirrjeve për projekte zhvillimore me investitorë brenda vendit, e ka shtyrë AIC të dalë kryesisht në muaj e fundit xhiro nëpër panairet dhe stendat botërore në kërkim të ofertave jashtë vendit, siç ishte edhe rasti i fundit me praninë në MIPIM 2026 në Kanë. Por deri tani, edhe këto eskursione me shpenzime ekstra nga buxheti i një institucioni që në 5 vitet e fundit vetëm shpenzon para, nuk kanë sjellë asnjë rezultat. /ekofin.al/

Video

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Pra paskemi një TV që pastron para por thjesht kujtohemi për të kur na bezdis me pyetje…

Bilanci i viktimave civile nga fushata ushtarake në Liban po rritet, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. Më shumë se 200 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rreth një në çdo dhjetë fëmijë është i zhvendosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme