Sociale 10 March 2026, 12:13 Nga VNA

Pas Francesco Becchettit, shqiptarët do paguajnë një tjetër faturë arbitrazhi të qeverisë prej 13 mln dollarësh

Ndaje në Whatsapp

Pas Francesco Becchettit, shqiptarët do paguajnë një tjetër

Shqipëria është përballur sërish me një vendim gjyqësor ndërkombëtar që rrezikon asetet e saj jashtë vendit. Një gjykatë federale në Uashington i ka dhënë të drejtën kompanisë “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, të konfiskojë asetet shqiptare si pasojë e moszbatimit të vendimit të arbitrazhit në favor të kompanisë GBC Oil, me vlerë rreth 13 milionë dollarë.

Ky rast vjen pas precedentit të njohur të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro. Konflikti aktual lidhet me taksat mbi koncesionet e naftës dhe pronësinë e fushave të naftës që fillimisht ishin dhënë kompanisë Stream Oil dhe më pas kaluan tek GBC Oil. Në vitin 2017, Albpetrol riktheu fushat e naftës, duke pretenduar se GBC Oil nuk kishte përmbushur detyrimet dhe kishte borxhe të mëdha ndaj shtetit.

GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër dhe në 2020 fitoi kompensimin prej 12.7 milionë dollarësh. Megjithatë, Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta ekzekutuar vendimin, duke lejuar që kompania Omni Bridgeway të kërkojë konfiskimin e aseteve jashtë vendit, duke përdorur precedentët e rasteve të mëparshme si Albcontrol dhe Becchettit.

Pas Francesco Becchettit, shqiptarët do paguajnë një tjetër

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme