Sociale 30 August 2025, 18:58 Nga VNA

Miliardat nga taksat tona “bllokojnë” tubacionet dhe uji përmbyt qytetet

Ndaje në Whatsapp
Miliardat nga taksat tona “bllokojnë” tubacionet dhe uji

Përgjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare ka alokuar miliona euro për ujësjellësat dhe kanalizimet, por rezultati ka qenë i kundërt i asaj që prisnim: përmbytjet masive në qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Qendresës Qytetare denoncon se në vend që të investohet në një infrastrukturë efikase dhe të qëndrueshme, paratë publike po shpenzohen për projekte të paefektshme, të cilat përkeqësojnë situatën.

Sipas Qendresës në vitin 2024, qeveria shqiptare shpërndau 8.8 miliardë lekë për ujësjellësat, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër ishte 6.3 miliardë lekë. Megjithatë, në çdo reshje shiu, qytetet tona, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Lezhën dhe Fierin, përmbyten nga uji, pasi rrjeti i kanalizimeve është i vjetër, i papërmirësuar dhe i papërshtatshëm për nevojat e qytetarëve.

Në Durrës, një nga qytetet më të prekur, zona pranë stadiumit "Niko Dovana" vazhdon të jetë një pikë e ndjeshme e përmbytjeve. Siç ka ndodhur në vitet e kaluara, uji pushton rrugët dhe trotuaret, duke shkaktuar dëme në katet e para të banesave dhe bizneseve. Ndërkohë, në Durrësin e ri, situata është kritike dhe uji ka depërtuar deri në brendësi të banesave, duke shkaktuar një situatë dramatike.

Në Vlorë, situata është përkeqësuar edhe më tej. Investimet që ishin planifikuar për përmirësimin e rrjeteve të kanalizimeve janë përdorur për projekte të tjera, përfshirë stolat inteligjentë, duke lënë qytetin në vështirësi përballë reshjeve të shiut. Rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar nga uji, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për mijëra sipërmarrje dhe qytetarë.

Në Lezhë, përmbytjet janë të vazhdueshme, sidomos në qytet dhe zonat rurale. Pavarësisht situatës alarmante, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të parandaluar katastrofat natyrore që përsëriten çdo vit.

Në Tiranë, qeveria ka shpallur masa për përmirësimin e situatës, por në terren, situata është mjaft e vakët. Pjesë të rrugëve janë bllokuar nga pemët e rrëzuara, dhe ka pasur mungesë të reagimit të shpejtë për të pastruar rrugët dhe për të siguruar qarkullimin e qytetarëve. Për më tepër, është konstatuar se më shumë janë aktivizuar fotografët e mediave, sesa ekipet emergjente për të ndihmuar në pastrimin dhe menaxhimin e përmbytjeve.

Kjo situatë tregon një herë tjetër se, pavarësisht investimeve të mëdha, qeveria shqiptare ka dështuar të krijojë një infrastrukturë funksionale që do të parandalonte pasojat e përmbytjeve. Në vend që të investohet në zgjidhje afatgjata, paratë e taksave tona janë përdorur për projekte që nuk kanë efekt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset janë ata që paguajnë çmimin e përmbytjeve të vazhdueshme.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme