Sociale 30 August 2025, 17:24 Nga VNA

Moti i keq dhe stuhia vijojnë edhe nesër, tre qarqet më të rrezikuara

Ndaje në Whatsapp
Moti i keq dhe stuhia vijojnë edhe nesër, tre qarqet më të

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, "reshje intensive të shiut priten sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë." Këto qarqe janë më të rrezikuarat për shkak të intensitetit të lartë të motit.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet do të jenë mesatare, por lokalisht intensive, ndërsa në Kukës dhe Fier priten reshje më të dobëta. Shtrëngatat që shoqërojnë reshjet mund të krijojnë vërshime në disa zona urbane, sidomos në ato me infrastrukturë kanalizimi të dobët.

Temperaturat:

Bregdeti: 19°C - 23°C

Vendet e ulëta: 18°C - 26°C

Vendet malore: 14°C - 24°C

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me momente të shkurtra të forta në bregdet dhe zonat malore.

Sa i përket zjarreve në pyje, sot (e shtunë, dt. 30) rreziku është "i ulët" në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa nesër (e diel, dt. 31), pritet "s'ka rrezik" në të gjithë territorin.

Kujdesi i qytetarëve dhe masa parandaluese janë të rëndësishme për t'u mbrojtur nga rreziqet që sjell ky mot i keq.

 

 

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme