Sociale 30 August 2025, 09:31 Nga VNA

Ndërtime kudo, por institucionet “fshehin” lejet, raportohen vetëm bashkitë

Ndaje në Whatsapp

Ndërtime kudo, por institucionet “fshehin” lejet, raportohen

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.

Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në  18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë).

Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.

Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren.

Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit./Monitor/

Ndërtime kudo, por institucionet “fshehin” lejet, raportohen

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme