Sociale 29 August 2025, 18:50 Nga VNA

Bashkitë dhanë 352 leje ndërtimi në pranverë, gjysmat vetëm në bashkinë Durrës

Ndaje në Whatsapp
Bashkitë dhanë 352 leje ndërtimi në pranverë, gjysmat

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, bashkitë në të gjithë vendin kanë miratuar 352 leje ndërtimi, një shifër e njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar (prill-qershor 2024). Megjithatë, ndryshimi i dukshëm këtë vit lidhet me sipërfaqen e ndërtimit: nga 845 mijë metra katrorë vitin e kaluar, në vetëm 280 mijë metra katrorë këtë vit, një rënie me rreth 70%.

Pjesa dërrmuese e lejeve i përket ndërtimit të banesave një ose dykatëshe, ndërkohë që janë miratuar edhe 4 leje për rezidenca, 9 për hotele dhe 21 për ndërtesa tregtare.

Qarku i Durrësit mban vendin e parë me 156 leje ndërtimi, duke përbërë pothuajse gjysmën e totalit kombëtar. Përveç tij, një rritje e interesit për ndërtim është evidentuar edhe në Korçë dhe Shkodër – dy qytete që po shihen gjithnjë e më shumë si destinacione me potencial të lartë turistik.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, vlera e përgjithshme e investimeve ndërtimore të miratuara për këtë periudhë kap shifrën e 20 miliardë lekëve.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme