Sociale 27 Dhjetor 2024, 16:51 Nga VNA

Skandal/ Rakip Suli rrezikon jetën e qytetarëve, jep leje për pallate në tokë të paqëndrueshme

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Rakip Suli rrezikon jetën e qytetarëve, jep leje për

Kryetari i degës së PD në Kamëz, Arjan Hoxha denoncoi kryebashkiakun socialist, Rakip Suli. Përmes një deklarate nga selia blu, Hoxha tha se kryebashkiaku i Kamzës ka firmos leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën. “Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për: Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale. Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit. Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore. Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës. Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj”, u shpreh Hoxha. Deklarata Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët. Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore. Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që: -Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike: Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. -Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve: Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. -Parandalimi i abuzimeve urbane: Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike. Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë: Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248): Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289): Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402): Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut: Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për: Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale. Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit. Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore. Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës. Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme