Sociale 27 Dhjetor 2024, 09:06 Nga VNA

"Reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore!" Të dhënat: Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Ndaje në Whatsapp
"Reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind.

Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim ne BE. Vetëm pak ditë më parë disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dh rritjen e sëmundjeve.

Gjithashtu fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar. Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.

Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme. Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj. Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.

Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve. Vetëm në Shqipëri, më shumë se 60% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme