Sociale 25 Dhjetor 2024, 07:53 Nga VNA

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Ndaje në Whatsapp

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë së krishterë, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë.

Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siҁ i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve.

Festa e dritës

Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, tregon famulltari evangjelist Hans Mörtter: "Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri. Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme."

Drerë med rita, pemë krishtlindjesh me drita

Zbukurime për krishtlindje

Kuptimi fillestar i yllit të krishtlindjeve

Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.

Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatҁinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: "Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, "adventus", do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore."

Pema e zbukuruar e krishtlindjeve

Zbukurimet me rastin e krishtlindjeve nisin javë më parë

Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: "Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake."

Famulltari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: "Që fëmijëve t'u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale."

Fëmijë veshur me kostumin e plakut të krishtlindjeve

Krishtlindjet gëzojnë të madh e të vogël

Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: "Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres.

Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t'ua kujtuar njerëzve këto gjëra."/DW

Video

Përplasen dy mjete lundruese pranë Kakomesë, plagosen tre turistë të huaj Dy mjete lundruese janë përplasur mesditën e së dielës në det pranë Kakomesë, në një ngjarje ende të paqartë. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:10 në vendin e quajtur “Bukajeto”. Mjetet tip skaf, gjatë lëvizjes dhe për shkak të valëzimit në det, goditën njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e tre shtetasve të huaj që ndodheshin në një prej skafeve. Menjëherë u koordinua një operacion shpëtimi dhe për shkak të pamundësisë së futjes së ambulancës drejt Kakomesë, personat e dëmtuar u transportuan me mjet lundrues të Policisë Kufitare Sarandë. Shtetasit e plagosur janë: • Charlotte Ann Richards, 23 vjeçe, me shtetësi australiane • Alit El Haj Sofian, 27 vjeç, me shtetësi franceze • Bionne Catherine, 25 vjeçe, me shtetësi franceze Sipas raportimeve të stafit mjekësor në Sarandë, të tre turistët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dasma e djalit të Jozefina Topallit duket të ketë qenë eventi më i rëndësishëm kulturor për jetën e kryeqytetit këtë fundjavë. Po t’i shtosh dhe çmimin e kripur të dasmës zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në disa qindra mijë euro, nuk kishin si të mungonin dhe personazhet e njohur të politikës dhe jo vetëm. Në pamjet e rezervuara që kanë dalë nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër (më shumë si zëdhënësja e Baba Mondit se e Sali Berishës), ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma. E plotë⬇️ https://www.vna.al/sociale/keshtjella-e-romes-qe-mblodhi-politiken-dhe-artin-shqiptar-te-ftuarit-vi-i14486

Sot, mijëra shqiptarë u mblodhën në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të protestuar në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – të cilët ndodhen në paraburgim prej pesë vitesh. Tubimi u zhvillua një ditë para se mbrojtja e tyre të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në gjykim. Të katër të akuzuarit janë arrestuar më 4 dhe 5 nëntor 2020 dhe që prej asaj kohe mbahen në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pësoi infarkt kardiak, ambasadori ukrainas Shkurov dërgohet drejt Tiranës me helikopter

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme