Sociale 24 Dhjetor 2024, 09:42 Nga VNA

Ndryshon buxheti, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe shëndetësinë

Ndaje në Whatsapp
Ndryshon buxheti, shkurtohen me 34 mln euro fondet për arsimin dhe

Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në vendin tonë dhe nga ana tjetër në këto kohë kur kapitali njerëzor po shteron nga emigracioni dhe plakja financimi i tyre është jetik. Por në vend që të rriten fondet për arsimin dhe shëndetësinë u shkurtuan me tej në Aktin e tretë normativ për ndryshimet në buxhetin 2024 që u miratua këto ditë. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësie u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%, ndërsa buxheti i Ministrisë së Arsimit u shkurtua me 1 miliardë lekë ose 2 për qind e programit total.

Pesha e financimeve të arsimit dhe shëndetësisë në raport me buxhetin total po vjen në rënie vit pas viti. Aktualisht fondet e arsimit administrohen nga Ministria e Inovacionit e cila ka në kompetenca arsimin profesional me 3,4 miliardë lekë këtë vit dhe ministria e Arsimit me një fond 51.5 miliardë lekësh sipas ndryshimeve të fundit.

Në total fondet buxhetore për arsimin këtë vit janë 55 miliardë lekë, shumë kjo sa 7.1 % e buxhetit total. Vitin që kaloi shpenzimet për arsimin ishin sa 9.7% e totalit të buxhetit. Shpenzimet e arsimit në raport me të ardhurat në buxhet janë trend rënës që nga viti 2019, ku financimet në ketë zë ishin sa 11.4 për qind e të ardhurave buxhetore.

Ecuri të ngjashme kane edhe shpenzimet për shëndetësinë. Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë janë programuar sipas ndryshimeve të fundit 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ. Sipas programit aktual shpenzimet për shëndetësinë janë sa 9.8 të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2019 buxheti për shëndetësinë ishte sa 10..4% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Shkurtimi i shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë vjen në një kohë kur vendi ka rritur nevojat për financim për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike. Statistikat e shëndetit tregojnë për rritje me 5 % në vit të sëmundjeve kronike dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza” vuan gjithnjë nga mungesa të terapive për sëmundjet malinje dhe ato të rralla.

Nga ana tjetër rezultatet në rënie të rezultateve arsimore sipas testit “PISA” kërkojnë rritje të vëmendjes për arsimin. Në një kohë që popullsia e vendit tkurret dhe plaket, një arsim i mirë i të rinjve sot do të bëhet shkak për të çuar ekonominë në nivel tjetër në vitet në vazhdim.

Menaxhimi i financave publike prej vitesh vuan nga një shpërndarje jo e drejtë e burimeve. Teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe buxheti i shtetit pothuajse janë dyfishuar në dekadën e fundit, Shqipëria ka aktualisht 42 për qind të popullsisë saj në rrezik të varfërisë niveli më i lartë në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Gjithashtu organizatat ndërkombëtare e rendisin vendin tonë në top listën me nivelet alarmante të emigracionit, sidomos në moshat e reja dhe në grupet e shkolluara. / Monitor

Video

Asambleja Kombëtare e Turqisë u përfshi nga tensione të forta gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin e shtetit, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore të opozitës u përleshën fizikisht, duke shkëmbyer grushte në sallën plenare. Incidenti zgjati rreth dhjetë minuta dhe detyroi Kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, të pezullojë seancën, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë në përleshje. Pavarësisht kaosit, Parlamenti miratoi më pas përfundimisht Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër.

Altin Dumani i kalon sot stafetën Klodian Brahos, i cili do drejtojë SPAK në 3 vitet e ardhshme.

Rreth 130,000 banorë të San Franciscos janë përballur me një ndërprerje të madhe të energjisë elektrike pas një zjarri në një nënstacion elektrik. Kompania kryesore e energjisë, Pacific Gas & Electric, njoftoi se të gjitha ekipet janë angazhuar për të rikthyer energjinë. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të semaforëve jashtë funksionit dhe transporti publik është ndërprerë.

Mbrëmjen e së dielës, dy automjete u përfshinë në një aksident në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier, pas një tentative parakalimi të gabuar. Një fuoristradë Volvo përfundoi në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes. Policia e qarkullimit mbërriti në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të rregulluar trafikun.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme