Sociale 22 Dhjetor 2024, 21:11 Nga VNA

“Stuhia mediatike” për mandarinat, kush fshihet pas këtij skenari?

Ndaje në Whatsapp

Në Konispol, prodhimi dhe shitja e mandarinave është shtylla kryesore ekonomike, duke angazhuar rreth 800 fermerë, të cilët kultivojnë një sipërfaqe prej 700 hektarësh. Ky numër i lartë përfaqëson jo vetëm rëndësinë ekonomike, por edhe përkushtimin dhe traditën e zonës për kultivimin e këtij fruti ‘të artë’, që vit pas viti vazhdon të rrisë emrin e Konispolit ne tregjet nderkombëtare.

Mandarinat e Konispolit, të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre unike, furnizojnë tregjet e Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Rumania, të Europës si Gjermania, Kroacia, Italia. Gjithashtu, prodhimi i Konispolit arrin deri në vendet e Lindjes si Polonia, Çekia, Ukraina, Bjellorusia dhe madje edhe në Rusi, duke përfaqësuar një eksport të rëndësishëm për Shqipërinë. Sivjet prodhimi përllogaritet ne 50 mijë ton, ku rreth 40 mijë ton shkon për eksport.

Prej disa ditësh, pas kthimit të tre kamionëve me mandarina nga shteti kroat, fermerët po përballen me një sulm mediatik, në emër të mbrojtjes së konsumatorit, por praktikisht me qëllime dukshëm kundër fermerit.

Tre ngarkesa me mandarina me origjinë nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht nga Kroacia, që në kufi, brenda 12 ditëve, për shkak se nga analizat kanë rezultuar se ato përmbanin mbetje të pesticideve të ndaluar. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se nuk ka detyrime ligjore për analizat paraprake nga eksportuesit, megjithatë rasti ngre shqetësime për kontrollin e cilësisë dhe dëmet e mundshme ndaj reputacionit të mandarinave shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

 

Edhe nëse e marrim të mirëqenë faktin se janë përdorur këto pesticide, pa u përpjekur të vëmë gishtin për të gjetur fajtorin, mes fermerit, farmacisë bujqësore apo shtetit që duhet t’i orientojë këta dy të fundit, natyrisht na lindin disa pyetje:

1. Nga informacioni që kemi nga fermerët, fuqia ndërvepruese e pesticideve është 40 ditë. Spërkatjet e fundit janë bërë në shtator. Ngarkesat janë kapur në fund të nëntorit. A është normale ngritja e kësaj stuhie mediatike nga disa portale duke dhënë alarmin?

2. Konispoli ka eksportuar mandarina që në fillim të muajit nëntor. Nëse prodhimi do të ishte i rrezikshëm, kamionët a s’do të ishin ndaluar më herët?

3. Mandarina e Konispolit ka konkurruar denjësisht shtete si Greqia, Italia dhe Turqia, eksportues tradicional të agrumeve. Mos vallë është koinçidencë që analizat e këtyre tre kamionave janë bërë pikërisht në Bari të Italisë?

4. A është e drejtë që të amplifikohet kaq shumë zhurmë për tre kamionë të kthyer, kur vetëm nga një pikë grumbullimi në Konispol janë nisur mbi 100 kamiona? Mbani parasysh që në Konispol janë shumë pikë grumbullimi. Shumëfishoni kamionat!

5. Pikat e grumbullimit në Konispol kanë krijuar pavarësinë e tyre nga pikat tradicionale të grumbullimit të fruta perimeve në Fier/Divjakë. A mund të jetë kjo një ‘luftë’nga kartelet e import-eksportit?

6. Pse asnjë nga gazetarët e portaleve, apo TV-ve, që kanë dhënë alarmin shumë të “shqetësuar”, nuk kanë marrë mundimin të kontaktojnë edhe fermerët, për të marrë edhe versionin e tyre të historisë?

Nuk mund të paragjykojmë, dënojmë apo sulmojmë aktivitetin e fermerëve të Konispolit, pa vërtetuar, pa marrë parasysh versionin e atyre që derdhin djersën në ato parcela dhe ushqejnë fëmijët e tyre.

Pse po sulmohet produkti vendas pikërisht në Konispol, ku kultivimi i manadarinave ka një traditë të hershme dhe të sukseshme dhe është lokomotiva e zhvillimit të një zone të tërë, sigurues i qindra vendeve të punës dhe puna e një jete të shumë familjeve?

Për këtë duhet të përgjigjen instancat shtetërore dhe qeveritare, në përmbushje të funksioneve të tyre administrative, për të respektuar rregullat e konkurrencës përballë goditjeve të pandershme të tregut, duke i pajisur fermerët tanë, në këtë rast, me klauzola mbrojtëse, vepruese dhe të ndërsjellta, pra me një ansambël garancish dhe normash rregulluese.

Shteti duhet, në radhë të parë, të jetë solidar me shtetasit e vet dhe të respektojë detyrimet e ndërsjellta ndaj qytetarëve taksapagues. Keqbërësit, të lidhur ose jo me pushtetin, duhet të mendohen mirë dhe t’i vënë gishtin kokës, përpara se të bëhen shkaktarë të situatave të tilla me pasoja traumash sociale dhe çrregullimesh të rënda ekonomike.

Apelojmë strukturat shtetërore qeveritare të vënë nën kontroll situatën për të kthyer normalitetin, ndërsa fermerëve të Konispolit u bëjmë thirrje të qëndrojnë të bashkuar dhe kurajozë, me qëllim që, së bashku, të luftojmë për të kthyer besimin e plotë te konsumatori shqiptar dhe ai ndërkombëtar.

Sildi Koqini

Anëtare e Këshillit të Bashkisë Konispol

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme