Sociale 24 December 2024, 12:58 Nga VNA

Skandali me mandarinat/ Resuli: Shqipëria, në rrezik sistemi i kapur nga interesa

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mandarinat/ Resuli: Shqipëria, në rrezik sistemi i kapur

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me skandalin e fundit me mandarinat, duke theksuar se ai pasqyron problemet e thella të një sistemi të kapur nga Ministria e Bujqësisë. Sipas Resulit, situata e krijuar tregon se Shqipëria është në rrezik, pasi sektorët e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore po përballen me sfida të mëdha për shkak të ndikimit të interesave të ngushta ekonomike dhe politike.

Ai ka akuzuar drejtuesit e ministrisë për dështimin në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke vënë në rrezik qytetarët dhe ekonominë e vendit. Resuli thekson se vendit i duhet një sistem transparent dhe i drejtë, larg ndikimeve korruptive dhe interesave personale.

Resuli shprehet se çështjet e mëposhtme tregojnë një krizë të thellë dhe të rrezikshme:

1. Lopët me brucelozë – Kontrabanda e gjedhëve të infektuar nga Greqia në Korçe , një skandal që çoi në arrestimin e 40 personave në Greqi, ndërsa autoritetet shqiptare heshtin. Kjo rrezikon shëndetin publik dhe prodhimin vendas.

2. Ligje me porosi për medikamentet – Produkte të dyshimta nga Kina u tentua të futen në treg përmes ndryshimeve ligjore të porositura që i favorizojnë ato, pa asnjë vlerësim real të sigurisë dhe cilësisë.

3. Falsifikimi i etiketimeve – Hormoni Ethephon, i ndaluar për përdorim në kultura të caktuara, është lejuar duke i ndryshuar etiketiketen si i përshtatshëm për pambukun, kur në Shqipëri nuk mbillet pambuk. Ky manipulim është miratuar me firmë nga zv/ministri për sigurinë ushqimore pë ti hapur rruge tregetimit te tije në shqiperi.

4. Dështimi i vaksinës kundër brucelozës në të imta – Mungesa e efikasitetit të vaksinës ka ekspozuar popullatën ndaj rrezikut të infektimit dhe ka shkaktuar një dëm prej mbi 2 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë.

5. Emërime politike në drejtori teknike – Drejtues pa kompetenca janë vendosur në poste kyçe, jo për interesin e punës, por për të shërbyer interesave të ngushta të ministrisë dhe rrjeteve të saj.

Përgjegjësit kryesorë: Ministrja, zv/ministri për sigurinë ushqimore, zv/ministri për bujqësinë – i cili është gjithashtu një nga prodhuesit dhe tregtarët më të mëdhenj të mandarinave në vend – dhe drejtori i politikave në ministri, drejtoresha e prokurimeve ne Ministri te Bujqesise . Ky grup njerëzish nuk i shërben interesit kombëtar apo konsumatorëve, por vetëm përfitimeve personale dhe biznesit të ngushtë.

KËRKOHET TRANSPARENCË DHE VEPRIM URGJENT SPAK ! Shqipëria ka nevojë për një sistem bujqësor dhe ushqimor të ndershëm, të sigurt dhe në shërbim të qytetarëve, jo një sistem të kapur nga korrupsioni dhe interesat private.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme