Sociale 24 December 2024, 17:26 Nga VNA

Qeveria rishpall tenderin 400 milionë euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Ndaje në Whatsapp
Qeveria rishpall tenderin 400 milionë euro të Portit të ri

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin e Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I. Pas dështimit të një procedure të mëparshme të hapur gjatë këtij viti duket se është marrë vendimi që të tentohet edhe një herë për një nga procedurat më të debatuara të këtij viti fondi limit i së cilës është vendosur 39.2 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro. Porti do të ndërtohet me fonde publike sikurse specifikohet dhe në dokumentet e tenderit dhe autoriteti kontraktor në këtë rast është Autoriteti Portual Durrës. Specifikime për ndërtimin Në dokumentet e tenderit sqarohet se Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të zhvillojë procedurën e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar pa e ndarë atë në lote, bazuar në parashikimet e punimeve për objektin sipas kontratës: “Projekti i Detajuar i Portit të Ri të Integruar Tregtar të Durrësit në Porto Romano”. “Autoriteti Kontraktues e gjen teknikisht të pamundur ndarjen e këtij projekti në lote të veçanta”, thuhet në këto dokumente. Të njëjtat nënvizojnë se dokumentacioni teknik, duke përfshirë Raportin Teknik, Specifikimet Teknike dhe Parashikimin e Punimeve të përgatitur nga projektuesi, tregon qartë se proceset e punës për këtë objekt janë ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën. “Prandaj, është e pamundur për Autoritetin Kontraktues të përcaktojë paraprakisht se cilat vëllime duhet të ndahen. Pjesa më e madhe e fazës së parë të zhvillimit të projektit për portin e Porto Romanos përfshin aktivitete të dragimit dhe bonifikimit, ndërtimin e mureve të kalatave dhe ndërtimin e dallgëthyesve. Këto aktivitete janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndarja e tyre në kontrata të veçanta rrit profilin e përgjithshëm të riskut të projektit për shkak të ndërveprimeve kontraktuale që krijohen. Bashkimi i të gjitha këtyre komponentëve në një kontratë të vetme eliminon këto ndërveprime kontraktuale, duke ulur mundësinë e pretendimeve kontraktuale dhe duke reduktuar profilin e riskut të projektit. Gjithashtu, një qasje me një kontratë të vetme e bën projektin më tërheqës komercialisht për kontraktorët e kualifikuar ndërkombëtarë, duke rritur gjasat për marrjen e ofertave më konkurruese”, thuhet në dokument. Porti i Durrësit me fonde buxhetore Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2. Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det. Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsiderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat. Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nënvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij.

Monitor.al

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme