Sociale 27 Dhjetor 2024, 08:50 Nga VNA

Turizmi nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik -shtator

Ndaje në Whatsapp
Turizmi nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik -shtator

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).

Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë. Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center. Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.

Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese. Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%. Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call -center./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme