Sociale 26 December 2024, 09:33 Nga VNA

Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen

Ndaje në Whatsapp
Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht.

Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit me rreth 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Industria, sektori tjetër që është baza e prodhimit “Made in Albania”, është në rënie prej gjashtë tremujorësh. Në korrik-shtator PBB në industri shënoi rënie me 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi ne 32 .3% të punësimit në vend, ndërsa sektori i industrisë kontribuoi në 11.4% të punësimit total. Bujqësia dhe industria janë dy degë të rëndësishme me peshë në ekonominë shqiptare. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi në 18.5% të PBB-së totale dhe industria në 10,9 % të saj, teksa të dyja së-bashku zënë 30% të PBB-së.

Sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria u dëmtuan rëndë nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha vendase është forcuar ndjeshëm ndaj euros. Në vitin 2013 euro u këmbye mesatarisht me 140.5 lekë ndërsa këtë vit euro u këmbye poshtë nivelit 99 lekë. Kjo ecuri ka rrënuar të ardhurat nga shitjet të eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër ka favorizuar importet, të cilat janë blerë më lirë për shkak të rënies së vlerës së euros, duke konkurruar edhe prodhimet shqiptare në tregjet vendase.

Këtë vit shumë biznese në sektorin e prodhimit që kanë falimentuar, janë transferuar në sektorë të tjerë ose po kalojnë në import. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga sektorë jo shumë të qëndrueshëm, si ndërtimi dhe turizmi. Ndërtimi u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e tretë, por kontributi i tij në punësim total nuk ka ecur në të njëjtat ritme. Në vitin 2023 ndërtimi kontribuoi në 7.6 për qind në punësimin total në nivele pak a shumë të ngjashme me vitin 2022.

Turizmi është dega e ekonomisë me rritjen më të shpejtë, duke u shndërruar në promotorin kryesor të rritjes. Por ekspozimi i lartë ndaj këtij sektori e bën më të mprehtë krizën si në rastin e pandemisë Covdi-19. Ekspertët pohojnë se vetëm prodhimi ka fuqinë të çojë ekonominë në zinxhirin e lartë të vlerës dhe të sigurojë të ardhura të qëndrueshme në afat të gjatë./ Monitor

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme