Foto-Lajm 9 Gusht 2024, 12:30 Nga VNA

Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë, "shpëton" Parku Arkeologjik

Ndaje në Whatsapp
Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë, "shpëton" Parku

Zjarri i një dite më parë rrezikoi seriozisht  pasuritë kulturore, monumentet, bazilikave apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë. Por puna po vijon nga strukturat vendore, për monitorimin e situatës, me qëllim shmangien e çdo mundësie riaktivizimi të vatrave.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ndërhyrja e shpejtë e forcave, në temperatura të larta dhe terren të vështirë, një ditë më parë shmangu dëmet e pasurisë kulturore, monumenteve, bazilikave apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Video

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën, duke lënë mijëra vizitorë të zhgënjyer, pasi stafi nisi një grevë në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mungesës së personelit. Punonjësit kërkojnë staf shtesë dhe masa për të përballuar mbipopullimin, në një periudhë me fluks të lartë turistësh për shkak të festave të Krishtlindjeve. Stafi i pritjes dhe sigurisë thekson se mbingarkesa e vizitorëve dhe mungesa e personelit po rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të muzeut më të vizituar në botë. Auditimet e mëparshme kanë paralajmëruar për dobësi strukturore në siguri, përfshirë zona që u shfrytëzuan edhe gjatë grabitjes së fundit.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të hënën rreth orës 17:30 në një ndërtesë banimi katërkatëshe në Trévoux, në periferi të Lionit, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Sipas autoriteteve lokale, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Gruaja dhe djali i saj më i madh mbijetuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të nxjerrë nga rrënojat në gjendje arresti kardiak, u shpallën të vdekur pak më vonë nga ekipet e shpëtimit. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë.

Kur pret që të vdesë babai që të shesësh shtëpinë.

Në foltoren e sotme të PD përpara Kryeministrisë, e veçanta e kësaj jave ishte pjesëmarrja e Argita Berishës. Pas shumë kohësh ajo u rishfaq në protestat e opozitës, pikërisht në kohën kur në PD ka rinisur debati i brendshëm për lidershipin e saj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme