Politika 22 November 2024, 22:36 Nga VNA

Rrjedhja e sekretit hetimor, Dumani: Kemi hapur hetime brenda SPAK

Ndaje në Whatsapp
Rrjedhja e sekretit hetimor, Dumani: Kemi hapur hetime brenda SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për emisionin "3D" në RTSH1, ka deklaruar se janë në hetim çështje edhe brenda Strukturës së Posaçme lidhur me rrjedhjen e sekretit hetimor. Sipas Dumanit, janë hapur hetime brenda SPAK-ut për çdo individ që ka mundësuar këtë rrjedhje informacioni.

Ai theksoi se çdo person që "bën të mundur rrjedhjen e informacionit ose kryen një vepër tjetër penale, do të përballet me përgjegjësinë penale."

“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.  Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani për emisionin “3D”.

Dumani, ka theksuar se institucionet që ai drejton kanë bërë përparime të dukshme në parandalimin e ndikimeve të jashtme. Ai pranoi se Shqipëria është një vend i vogël, ku lidhjet personale mund të ndikojnë, por theksoi se prokurorët dhe hetuesit e SPAK dhe BKH kanë arritur të largohen nga miq dhe familjarë të papërshtatshëm.

“Ne nuk e mohojmë qe punojnë në Shqipëri ku gjithkush njeh njeri tjetrit . Vend i vogël. Vend me kulturë te tilla. Kontaktojme, nderhyjme. Prokurorët e SPAK dhe BKH kanë arritur te largohen nga miq dhe familjare të papërshtatshem. Kemi futur kulturën e raportimit. Nese dikush kontaktohet nga nje person i interesuar në një çështje ato raportojnë. Rrjedhjet? Janë minimiziar. Kemi hapur hetimet te brendshme, prokurorë, hetues. Kemi nisur hetime. Nese ka prokurore qe ben rrjedhje informacioni do vihet para përgjegjësisë” – u shpreh Dumani.

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme