Bota 9 Dhjetor 2024, 22:54 Nga VNA

Reagimi i fuqive botërore pas rënies së regjimit të Assadit

Ndaje në Whatsapp
Reagimi i fuqive botërore pas rënies së regjimit të Assadit

Fuqitë botërore kanë reaguar pas rënies së regjimit të Asadit. Sky News shkruan se pas gjysmë shekulli në pushtet, dinastisë së Asadit po i vjen fundi.

SHBA

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar u befasua,” tha nga ana e tij sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. Ai gjithashtu paralajmëroi se Shteti Islamik mund të përfitojë nga situata ndërsa forcat amerikane kanë nisur sulmet ajrore duke synuar kampet në Sirinë qendrore.

Gjermania

“Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht qytetarët e tij, qëndron pas humbjes së jetëve të panumërta dhe ka bërë që një numër njerëzish të largohen nga Siria, shumë prej të cilëve kanë arritur në Gjermani. Sirianët kanë përjetuar humbje të tmerrshme. Prandaj, fundi i regjimit të Asadit është një lajm pozitiv. Trajtimi i minoriteteve nga rebelët Hayat Tahrir al Sham do të përcaktojë qëndrimin e Gjermanisë ndaj grupit”, tha kancelari Olaf Scholz.

Franca

“Regjimi barbar ka rënë. Më në fund i bëjmë homazhe popullit të Sirisë, për guximin dhe durimin e tyre”, tha Emmanuel Macron. Franca do të mbështesë tranzicionin politik në Siri duke dërguar një ekip të posaçëm diplomatik në ditët në vijim.

Mbretërisë së Bashkuar

Keir Stermer nënvizoi si vijon: “Sirianët kanë vuajtur nën regjimin barbar të Asadit për një kohë të gjatë. Ne mirëpresim epokën e re pas rënies së tij. Vëmendja jonë tani është e përqendruar në sigurimin e një zgjidhjeje politike dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit”.

Evropa

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Regjimi i ngurtë i Asadit është shembur. Ky ndryshim historik në rajon hap mundësi të reja, por ka gjithashtu një nivel të rritur rreziku”.

Izraeli

Benjamin Netanyahu theksoi se rënia e Asadit ishte rezultat i goditjeve të Izraelit ndaj Hezbollahut dhe Iranit.

Turqia

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Siria e re nuk është një kërcënim për fqinjët e saj.

“Çdo zgjerim i PKK-së kurde nuk mund të konsiderohet legjitim në Siri,” shtoi ai.

Rusia

Vladimir Putin i ka dhënë azil Asadit pasi bazat ushtarake ruse në Siri janë vënë në gatishmëri të shtuar. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha: “Ajo që ndodhi befasoi botën. Në çdo rast, ne nuk bëjmë përjashtim”.

Irani

Sipas Reuters, Irani ka krijuar një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me rebelët në Siri për të shmangur një situatë armiqësore midis dy vendeve.

 

 

 

Video

Zohran Mamdani, kryetari i ri i Nju Jorkut, sfidon Donald Trumpin që në ditën e parë! Në fjalimin e fitores, 34-vjeçari demokrat i drejtoi katër fjalë presidentit: “Turn the volume up!” – një mesazh i fortë për t’i bërë të ditur se qyteti nuk ka ndërmend të heshtë. Mamdani, një socialist demokrat me rrënjë emigrante, premton të përballet me politikat e Trumpit, veçanërisht në fushën e imigracionit dhe kostos së jetesës. Agjenda e tij përfshin ngrirje të qirave, kujdes universal për fëmijët dhe masa të reja për të lehtësuar barrën e qytetarëve. “Nëse ka një mënyrë për të ndalur një despot, është duke shkatërruar kushtet që e ushqejnë pushtetin e tij,” tha ai mes duartrokitjeve të mbështetësve.

Humbja në Nju Jork, reagon presidenti amerikan Donald Trump Rezultatet jo të favorshme për republikanët janë pranuar nga vetë Donald Trump, i cili u takua këtë mëngjes me ligjvënës të partisë konservatore. Një ditë pas zgjedhjes historike të Zohran Mamdani si kryetar bashkie i Nju Jorkut, presidenti amerikan pranoi: “Nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.” Trump fajësoi mbylljen e qeverisë për humbjen, duke theksuar se sondazhet tregojnë se publiku ia atribuon fajin më shumë atij dhe republikanëve. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje senatorëve republikanë që të shfuqizojnë filibusterin, një procedurë që lejon debate të pafundme në Senat dhe shpesh bllokon miratimin e projektligjeve. “Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë,” tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe partia do të mbetet në një pozitë të pafavorshme.

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Japoni, ku autoritetet qeveritare kanë urdhëruar ushtrinë të dalë në rrugë e armatosur për të menaxhuar një valë sulmesh nga arinjtë. Trupa ushtarake janë dërguar në rajonin malor, pas një apeli urgjent nga autoritetet lokale, të cilat përpiqen të mbrojnë banorët dhe të kontrollojnë situatën. Operacioni ka filluar në qytetin Kazuno, ku banorëve u është këshilluar të shmangin pyjet e dendura, të qëndrojnë brenda pas errësirës dhe të përdorin zile për të trembur arinjtë që afrohen pranë shtëpive. Që nga prilli, më shumë se 100 sulme të arinjve janë raportuar në të gjithë Japoni, duke shkaktuar 12 viktima.

Drejt Europës vetëm me përgjigje. Se pyetjet nuk i kemi qejf këto kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme