Bota 9 December 2024, 17:41 Nga VNA

Itali: Viktima dhe të plagosur nga shpërthimi i një rafineri nafte

Ndaje në Whatsapp
Itali: Viktima dhe të plagosur nga shpërthimi i një rafineri

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur në rafinerinë e naftës në pronësi të kompanisë energjetike ENI, pranë qytetit të Firences në Itali. Në lajmet në shtypin italian thuhet se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mëngjesit në rafinerinë ENI në rajonin Calenzano në afërsi të Firences. Theksohet se shpërthimi u ndje në vendbanimet përreth, përfshirë qendrën e qytetit të Firences dhe se nga vendi i ngjarjes doli tym i zi. Ndërkohë që në vendngjarje u dërguan shumë automjete të shërbimit zjarrfikës dhe ambulancave, thuhet se spitalet kryesore në Firence, veçanërisht Careggi, kanë kaluar status emergjence në rast se do të kishte një fluks intensiv të të lënduarve. Në deklaratën e bërë nga prefektura e Firences njoftohet se nga shpërthimi në rafineri kanë humbur jetën dy persona, tetë të tjerë janë plagosur dhe se katër persona janë të zhdukur. Prefektura ndau informacionin se në vendngjarje po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Ndërkohë thuhet se autoritetet u bënë thirrje banorëve që jetojnë në vendbanimet përreth që të mos hapin dritaret e shtëpive të tyre. Ndër të tjera, bëhet e ditur se pas shpërthimit, autostrada A1 u mbyll për trafikun e dyanshëm për transportin e mjeteve të emergjencës dhe se udhëtimet Firence-Bolonjë, Firence-Prato dhe Firence-Pistoia në hekurudhat që kalojnë pranë rafinerisë ku ndodhi shpërthimi, u ndalua si masë paraprake. Në deklaratën e bërë nga ENI thuhet se shpërthimi në rafinerinë në Calenzano është shkaktuar nga zjarri në një cisternë karburanti.

TRT

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme