Lifestyle 16 August 2026, 09:28 Nga VNA

Qytetet europiane me raportin më të mirë çmim-vlerë për një fundjavë – dhe Polonia dominon pesëshen e parë

Ndaje në Whatsapp
Qytetet europiane me raportin më të mirë çmim-vlerë

Nga Saskia O’Donoghue

Një studim i ri ka zbuluar qytetet europiane që kanë raportin më të mirë çmim-vlerë për një arratisje fundjave, ku pesë vendet e para I mbajnë destinacionet polake, ndërsa disa nga qendrat turistike më të mëdha të kontinentit rezultojnë dukshëm më të shtrenjta.

Planifikimi i një udhëtimi në Europë në minutën e fundit nuk do të thotë domosdoshmërisht të paguash më shumë. Një studim i ri i kryer nga ofruesi i kartave virtuale Getsby ka zbuluar qytetet që frojnë raportin më të mirë çmim-vlerë për një fundjavë, duke analizuar të dhëna nga faqja e kostove të udhëtimit Budget Your Trip për 100 destinacione.

Studimi krahasoi kostot tipike ditore të akomodimit, ushqimit dhe transportit lokal për dy persona që udhëtojnë me një buxhet mesatar, duke treguar se ku paratë tuaja mjaftojnë më shumë.

Fluturimet nuk janë përfshirë në shifrën përfundimtare, pasi çmimet e tyre mund të ndryshojnë shumë, por, nëse jeni në mëdyshje, zgjidhni Poloninë.

Polonia kryeson

Vendi sllav zë gjashtë nga dhjetë vendet e para dhe pesë vendet e para. Sipas të dhënave, Vroclavi në Poloni është qyteti më i përballueshëm në Europë për një udhëtim fundjave për dy persona. Nëse shkoni në Qytetin e Urave, mund të prisni një kosto mesatare ditore prej 41 eurosh për person, ndërsa i gjithë udhëtimi i fundjavës kushton vetëm 163 euro për dy persona.

Këtu udhëtarët shpenzojnë mesatarisht rreth 18.75 euro për ushqim dhe 5.85 euro për transportin lokal. Ka gjithashtu shumë gjëra për të bërë, përfshirë një vizitë në Rynek, një nga sheshet mesjetare të tregut më të mëdha në Europë, dhe në Centennial Hall, një pikë referimi arkitekturore mbresëlënëse e përfshirë në listën e UNESCO-s.

Në vendin e dytë është Poznanja, ku një fundjavë për dy persona kushton mesatarisht 168.50 euro, ose rreth 42 euro për person në ditë. Udhëtarët mund të presin të shpenzojnë rreth 18.75 euro në ditë për ushqim dhe 34 euro për akomodim, duke e bërë atë një tjetër alternativë veçanërisht të përballueshme për një udhëtim në qytet. Ka shumë për të parë pa shpenzuar një pasuri, përfshirë Sheshin e Vjetër të Tregut me ngjyra dhe Bashkinë e Poznanjas, ku çdo ditë shfaqen dhitë e famshme mekanike. Edhe Ishulli i Katedrales ia vlen të vizitohet dhe konsiderohet vendlindja e shtetit polak.

Katovicja zë vendin e tretë, me një fundjavë për dy persona që kushton rreth 239 euro, ose 60 euro për person në ditë. Ushqimi përbën rreth 32.75 euro në ditë, ndërsa hotelet kushtojnë mesatarisht 37.50 euro, duke e mbajtur çmimin e përgjithshëm relativisht të ulët. Muzeu i Silezisë është një nga atraksionet më të spikatura të qytetit. I ndërtuar në vendin e një ish-miniere qymyri, ai ndërthur artin dhe historinë me pamje panoramike nga kulla e vëzhgimit.

Gdanska vjen në vendin e katërt, me një udhëtim dyditor për dy persona që kushton rreth 275.25 euro, ose 69 euro për person në ditë. Vizitorët shpenzojnë mesatarisht 35 euro në ditë për ushqim dhe 54 euro për hotele, ndërsa ka plot atraksione për të mbushur një fundjavë. Tregu i Gjatë piktoresk është një vend i mirë për të nisur, ndërsa bregu historik pranë Vinçit të Gdanskës ofron një vështrim mbi historinë e gjatë detare të qytetit.

Krakova plotëson pesëshen e parë, me një kosto prej rreth 295 eurosh për dy persona për një fundjavë, ose 73.75 euro për person në ditë. Hotelet përbëjnë rreth 83 euro të totalit, ndërsa transporti lokal është veçanërisht i lirë, me vetëm 7 euro mesatarisht. Pasi të mbërrijnë, udhëtarët mund të eksplorojnë lagjen hebraike Kazimierz, me atmosferën e saj të veçantë, të vizitojnë Sukiennice, tregun historik të pëlhurave, dhe Bazilikën e Shën Marisë, ku tingëllon çdo orë thirrja e famshme e trumbetës.

Përballueshmëria ndryshon në të gjithë kontinentin

Nëse i keni vizituar tashmë të gjitha qytetet e Polonisë, mos u shqetësoni – në Europë ka edhe alternativa të tjera shumë të përballueshme.

Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë, zë vendin e gjashtë, me një udhëtim fundjave që kushton rreth 77.25 euro për person në ditë.

Zagrebi në Kroaci vjen në vendin e shtatë, me udhëtarin mesatar që shpenzon rreth 95 euro në ditë.

Pas tij vjen Malmoja e Suedisë, me 105 euro në ditë, e ndjekur nga Budapesti në Hungari, me 111 euro.

Në vendin e dhjetë, rikthehemi në Poloni, konkretisht në kryeqytetin Varshavë, ku vizitorët mund të presin të shpenzojnë rreth 112 euro për person në ditë.

Zgjedhjet më pak të përballueshme

Në skajin tjetër të renditjes është Zyrihu, në Zvicër, ku një fundjavë kushton marramendshëm 1,325 euro për dy persona, ose rreth 331 euro për person në ditë. Ushqimi është një shpenzim i madh, me udhëtarët që shpenzojnë rreth 112 euro në ditë për vaktet, ndërsa një hotel kushton mesatarisht 359 euro. Edhe në pjesën më të shtrenjtë të renditjes dominon Zvicra, me Bernën dhe Bazelën që zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë. Një fundjavë për dy persona kushton rreth 1,240 euro dhe 1,189 euro, përkatësisht.

Venecia dhe Parisi plotësojnë pesëshen e qyteteve më të shtrenjta, me një fundjavë për dy persona që kushton përkatësisht rreth 1,180 euro dhe 1,133 euro, pasi llogariten ushqimi, akomodimi dhe transporti lokal.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme