Lifestyle 15 August 2026, 15:55 Nga VNA

73 vjeç dhe mëson për herë të parë të shkruajë gjuhën që ka folur gjithë jetën

Ndaje në Whatsapp
73 vjeç dhe mëson për herë të parë të

Kalsang Lhamo ka folur tibetisht gjatë gjithë jetës së saj. Por në moshën 73-vjeçare, ish-infermierja po bën diçka që nuk pati mundësi ta bënte kur ishte e re: po mëson ta shkruajë.

Në një qendër për të moshuarit në Tibet, ajo ushtron ngadalë kaligrafinë tibetiane, duke vizatuar shenjat e alfabetit të gjuhës së saj amtare.

Historia e saj u dokumentua nga Associated Press gjatë një vizite në rajon dhe është pjesë e një historie më të gjerë mbi përpjekjet e tibetianëve për të ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre. 

Kalsang e ka përdorur tibetishten në komunikimin e përditshëm për dekada, por nuk kishte mësuar kurrë shkrimin. Tani, në vend që ta konsiderojë moshën si pengesë, ajo është ulur sërish në bankë.

Historia merr rëndësi edhe në kontekstin e ndryshimeve që po ndodhin në Tibet. Një ligj i ri kinez për “unitetin etnik” përcakton mandarinishten si gjuhën kryesore në shkolla dhe administratë, ndërsa çështja e ruajtjes së gjuhës tibetiane vazhdon të jetë shumë e ndjeshme. 

Për Kalsang, megjithatë, çështja është edhe personale. Pas shtatë dekadash duke folur një gjuhë, ajo tani po mëson t’i vendosë fjalët e saj edhe në letër.

 

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme