Lifestyle 16 August 2026, 09:17 Nga VNA

As që e kishe menduar: Nga çantat e shpinës te ushqimet, mallrat e konsumit po bëhen më të këqija

Ndaje në Whatsapp
As që e kishe menduar: Nga çantat e shpinës te ushqimet,

A është e mundur ta shmangim rënien e vazhdueshme të cilësisë së produkteve të konsumit, të shkaktuar nga lakmia e korporatave?

Kur Keyana Sapp, 31 vjeç, doli për të blerë një çantë të re shpine, markat që mbante mend që nga fëmijëria nuk ishin më si dikur. Ai hulumtoi për kompanitë, nga North Face te JanSport dhe Eastpak, dhe shpejt kuptoi se të gjitha ishin në pronësi të VF Corporation, pas një vale të blerjeve të kompanive në vitet 2000. Pasi postim që ai bëri në Reddit për këtë zbulim mori shumë vëmendje, filloi të shqyrtonte edhe lloje të tjera mallrash konsumi – enë kuzhine, këpucë, vegla, veshje. “Duket se kjo ishte një histori që përsëritej në çdo industri,” tha Sapp për “Guardian”.

Konglomeratet e mëdha dhe fondet e investimit në kapital privat blinë “marka të besuara dhe jetonin me reputacionin e tyre derisa ato mbeteshin vetëm një hije e asaj që kishin qenë”.

Nga zinxhirët që ngecin në një pallto pothuajse të re, deri te një tavë që plas në furrë pas përdorimit të tretë, amerikanët po konstatojnë se po bie cilësia e shumë markave të njohura dhe dikur të dashura. Sipas National Consumer Rage Study, në vitin 2025 tre të katërtat e amerikanëve hasën në probleme me cilësinë ose shërbimin, sa dyfishi i këtij treguesi nga fillimi i sondazhit në vitin 1976. Ndërkohë, ankesat e klientëve kanë arritur nivele rekord, sipas të dhënave më të fundit të Indeksit të Kënaqësisë së Klientëve Amerikanë të Universitetit të Miçiganit.

Sapp e shndërroi zhgënjimin e tij personal në krijimin e një baze të dhënash me qindra emra markash, të cilat i rendit nga “të miratuara” deri te “duhen shmangur”, duke u bazuar pjesërisht edhe te pronësia e tyre korporative. Në kuadër të botimit të tij, Worse on Purpose (Qëllimisht më e keqe), ai shpjegon transaksionet financiare që kanë cenuar cilësinë e disa prej markave më të mëdha dhe më të njohura.

Sapp sheh një problem strukturor brenda industrisë së shitjes me pakicë të mallrave të konsumit: themeluesit që kanë ndërtuar marka për të cilat kanë pasur pasion pranojnë oferta fitimprurëse nga korporata të mëdha ose investitorë të kapitalit privat. Ndërsa përfitojnë financiarisht nga dekadat e nevojshme për të ndërtuar markën e produktit të tyre, pronarët e rinj korporativë në fund dëshmojnë se nuk kanë të njëjtin investim emocional dhe janë të shkëputur nga klientët besnikë.

“Kur gjithçka drejtohet nga një ndërtesë zyrash që nuk ka asnjë lidhje me vendin ku prodhohet produkti dhe me njerëzit që merren me prodhimin, e pëson cilësia“, tha Sapp.

Natyrisht, kompanitë e mëdha amerikane nuk kanë qenë gjithmonë të lidhura me produkte të cilësisë së ulët. Në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar, blerja e një produkti nga një markë e njohur kombëtare shoqërohej shpesh me cilësi të garantuar dhe shërbim të qëndrueshëm ndaj klientit.

Por vitet e fundit, investitorët janë bërë gjithnjë e më “të mëdhenj dhe të fuqishëm”, për shkak të lëvizjes në favor të të drejtave të aksionarëve dhe rritjes së investitorëve të mëdhenj institucionalë, shpjegon Dorothy Lund, profesore e së drejtës në Universitetin e Kolumbias. Kjo rritje e fuqisë së aksionarëve mund të jetë në dëm të konsumatorëve. Falë investitorëve aktivistë, shumë drejtues kompanish përballen me atë që duket si “presion nën kërcënimin e armës për të maksimalizuar kthimin për aksionarët”, përndryshe shkarkohen, tha ajo.

Nga viti 2018, aktivizmi i aksionarëve që ka vënë në shënjestër drejtuesit ekzekutivë është rritur mbi katër herë, sipas një raporti të Conference Board të dhjetorit 2025. Industritë që u shërbejnë drejtpërdrejt konsumatorëve kanë përjetuar “rritje veçanërisht të mëdha” të fushatave të aksionarëve, që përqendrohen që për investitorët të sigurohet se marrin më shumë para. Ndërkohë, fitimet e korporatave arritën një rekord historik në tremujorin e parë të vitit 2025, në 3.9 trilionë dollarë në bazë vjetore.

Disa pronarë markash që ua kanë shitur kompanitë e tyre korporatave të mëdha thonë se është pikërisht ky presion i pandërprerë për rritjen e fitimeve që e gërryen në mënyrë të pashmangshme cilësinë e produkteve.

“Nuk besoj në idenë se heq një fetë të vogël nga buka e mishit dhe askush nuk e vëren… pastaj vitin tjetër heq një fetë tjetër dhe askush nuk e vëren”, tha së fundmi për “Guardian” bashkëthemeluesi i Ben & Jerry’s, Ben Cohen. Cohen po përpiqet ta blejë sërish markën e tij nga Magnum, marka e akullores e krijuar nga Unilever, mes mosmarrëveshjeve lidhur me aktivizmin shoqëror të markës. “Vazhdon ta bësh këtë, vit pas viti, dhe papritur nuk ke më fare bukë mishi”, shtoi ai.

Industria e lajmeve në SHBA dikur i kërkonte më shumë llogari korporatave për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të tyre. Por gazetat lokale u zhdukën dhe mediat kombëtare e zhvendosën mbulimin e korporatave drejt përqendrimit te investitorët, duke goditur rëndë bërë gazetarinë për bizneset që u shërbejnë konsumatorëve. Kohët e fundit, një brez i ri aplikacionesh dhe faqesh interneti, si Worse on Purpose, po përpiqet të zërë vendin e tyre.

Organizata jofitimprurëse progresiste More Perfect Union ka dokumentuar, për shembull, ndikimin mbi cilësinë e ushqimit teksa furnizuesi i restoranteve Sysco u rrit përmes blerjeve të kompaive të tjera, ndërsa blogu dhe aplikacioni Buy’r ndjek pronësinë e markave të ushqimeve, shëndetit dhe produkteve të bukurisë. Në fillim të këtij muaji, Wirecutter i “New York Times” paraqiti ndryshimet në përbërësit dhe shijen e akullores Talenti pas blerjes së saj nga Unilever në vitin 2012.

Ndërkohë, grupi i Reddit-it Enshittification, i emërtuar sipas termit të kritikut të teknologjisë Cory Doctorow për përkeqësimin e cilësisë së shërbimit të internetit, është bërë një vend ku konsumatorët shfryjnë zemërimin për produktet dhe shërbimet që po bëhen gjithnjë e më të këqija që nga krijimi i tij në vitin 2023.

Pra, çfarë duhet të bëjë një blerës i zemëruar? Sapp sugjeron të blejë nga kompani të vogla kur kjo është e mundur.

“Gjëja më e lehtë që mund të bëjë çdo konsumator është thjesht të thotë: ´Sa here që mundem, do të blej nga kompani të pavarura, dhe jo nga një konglomerat i madh´”, rekomandon Sapp. Kur bëni pazar, “thjesht kontrolloni se kush e zotëron kompaninë”.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme