Bota 21 November 2024, 22:36 Nga VNA

Putin me deklaratë publike: Kemi të drejtë të godasim vendet që armatosin Kievin

Ndaje në Whatsapp
Putin me deklaratë publike: Kemi të drejtë të godasim vendet

Vladimir Putin u shfaq papritur në televizionin shtetëror rus mbrëmjen e kësaj të enjteje duke pranuar se Rusia ka lëshuar një raketë eksperimentale balistike me rreze të mesme veprimi në një zonë ushtarake në qytetin ukrainas Dnipro dhe se sipas tij Moska “kishte të drejtë” të godiste vendet perëndimore që i ofrojnë Kievit armë me rreze të gjatë.

Duke folur gjatë një fjalimi të paparalajmëruar televiziv drejtuar kombit, Putin tha se Rusia testoi raketën e re balistike hipersonike Oreshnik për të goditur një objekt ushtarak në Dnipro. Udhëheqësi rus tha se sulmi në Ukrainë mëngjesin e së enjtes erdhi si përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike në fillim të kësaj jave.

“Dislokimi i sistemit Oreshnik ishte një përgjigje ndaj planeve të SHBA për të prodhuar dhe vendosur raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër… Në rast të një përshkallëzimi, Rusia do të përgjigjet me vendosmëri dhe simetrike” – tha Putin.

Raportimet fillestare të pakonfirmuara nga Ukraina sugjeruan se Rusia kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale, një armë e projektuar për sulme bërthamore në distanca të gjata dhe që kurrë më parë nuk ishte përdorur në luftë. Nuk ka asnjë provë se arma ishte me mbushje bërthamore. Tre zyrtarë amerikanë thanë se ajo ishte një raketë balistike me rreze të mesme veprimi që arrin në një distancë 3 000 – 5 500 km. Putin lëshoi gjithashtu kërcënime të drejtpërdrejta kundër Britanisë dhe SHBA-së, duke deklaruar: “Rusia rezervon të drejtën të përdorë armët kundër objektivave në vendet që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ruse”.

Ai pretendoi se sistemet e mbrojtjes perëndimore nuk do të ishin në gjendje të kapnin raketat ruse Oreshnik. Putin tha se Rusia do të bënte paralajmërime paraprake përpara sulmeve ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera për të lejuar evakuimin e civilëve në vende të sigurta.

Putin ka deklaruar se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë do ta shtynin Moskën t’i trajtonte ato kombe si palë në konflikt. Paralajmërimi i tij të enjten shënoi kërcënimin e tij më të qartë deri më tani për goditjen e vendeve perëndimore. ©The Guardian

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme