Politika 3 September 2025, 14:17 Nga VNA

“Suksesi” i Ramës në 12 vite qeverisje/ Nga premtimi për ujë 24 orë në 2013, tek heqja e depozitave në 2025

Ndaje në Whatsapp
“Suksesi” i Ramës në 12 vite qeverisje/ Nga premtimi

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të njoftuar reformën e re në sektorin e ujit të pijshëm, heqjen e depozitave nga çatitë e pallateve. Një masë që, sipas tij, synon përmirësimin e furnizimit dhe shmangien e rreziqeve që sjellin strukturat e vjetra.

Por ndërsa njoftimi tingëllon si një hap drejt modernizimit, ajo që bie në sy është kontrasti i thellë mes këtij propozimi dhe premtimit të bërë nga vetë kryeministri në vitin 2013, furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë brenda mandatit të parë.

Për ata që e kanë harruar, po rikujtojmë fjalët e tij gjatë fushatës në 2013-ën.

“Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm, e dini pse nuk kam folur? Sepse më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet, sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vitesh, prapë ujë nuk ka. Dhe tetë vjet në pushtet... të isha në vendin e tij do kisha ikur, do kisha thënë: më falni, nuk arrita dot. Bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj.”

Sot kanë kaluar jo tetë, por dymbëdhjetë vite në pushtet, dhe Shqipëria ende nuk ka ujë 24 orë. Dhe kryeministri jo vetëm që nuk ka ikur, por as nuk skuqet kur shpall reformën për heqjen e depozitave. Mjetet që qytetarët kanë instaluar vetë dhe që tregojnë realitetin e dështimit spektakolar të shtetit që nuk ka garantuar furnizimin bazik.

 “Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha Rama.

Në parim, askush nuk është kundër heqjes së depozitave. Por urojmë që ky aksion të shoqërohet me furnizimin me ujë 24 orë dhe jo t’i heqim nga taraca për t’i çuar në bodrum.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme