Politika 3 September 2025, 14:01 Nga VNA

Berisha i bën hesapet Dumanit, por harron të llogarisë vilat dhe milionat e shtëpisë së vet biologjike…dhe politike

Ndaje në Whatsapp
Berisha i bën hesapet Dumanit, por harron të llogarisë vilat dhe

Sali Berisha në konferencën e atome për shtyp, u shfaq si një llogaritar i rreptë: me shifra, me krahasime dhe me përllogaritje të sakta për pagën e Altin Dumanit. Me ton solem dhe me laps në dorë, ai tregoi se paga neto e Dumanit, 7 mijë euro, është plot 15 herë më e madhe se rroga minimale prej 408 eurosh. Një teatër i njohur për të: ai i “avokatit të popullit të thjeshtë”, ku çdo numër bëhet argument i moralit politik.

Por ndërsa rri e numëron rrogën e Dumanit, Berisha nuk ka numëruar kurrë vilat, bizneset dhe milionat që zotërojnë fëmijët e tij. Nuk i ka bërë kurrë llogaritë dhëndrit apo së bijës që jetojnë me luksin e eurove të bollshme. As nuk i shohin sytë pasuritë e bashkëpunëtorëve të tij, që jetojnë shumë përtej mundësive të një page deputeti.

Ironia është se i gjithë grupi i tij parlamentar, që zyrtarisht merr jo më shumë se 2000 euro në muaj, shfaqet me një standard jetese që i lë pas edhe pagat më të larta. Një kontrast i dukshëm, por për Berishën, i padukshëm.

Në fund, përllogaritja e tij është e thjeshtë: pagat e të tjerëve duhen bërë publikisht, ndërsa pasuritë e familjes e të oborrit të tij politik mbeten jashtë çdo llogarie. Dhe kjo, me sa duket, është një trashëgimi ku Lulzim Basha ka lënë gjurmë të pashlyera: një parti ku llogaritë janë pikë e dobët në shumëzim por të sakta në mbledhje- zbritjet e drejtuara nga interesi politik.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme