Politika 2 Shtator 2025, 21:53 Nga VNA

Meta: Në burg po lexoj librin e Mandelës, burgu më ka ndihmuar të çlirohem nga shumë gënjeshtra

Ndaje në Whatsapp
Meta: Në burg po lexoj librin e Mandelës, burgu më ka ndihmuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për Syri.net foli për përvojën e tij në qeli dhe për sfidat e forcës politike që drejton.

Meta u shpreh se burgu i ka shërbyer për të reflektuar mbi jetën, të çlirohet nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme. Ai shtoi se kënaqësia më e madhe atje është leximi dhe aktualisht po lexon autobiografinë e Nelson Mandelës.

Ai më tej foli për PL që sipas tij, ka kaluar momentet më të vështira dhe tashmë është gati për një rol më të fortë në parlament, me Tedi Blushin si zë në legjislaturën e re.

Meta akuzoi qeverinë për “korrupsion skizofrenik” dhe SPAK-un për mosveprim ndaj aferës së inceneratorëve, duke theksuar se opozita e tij do të përshkallëzohet çdo ditë.

Intervista:


Po rolin e Partisë së Lirisë me fillimin e legjislaturës së re, si e shikoni?

Jam optimist se Partia e Lirisë i ka kaluar momentet më të vështira të cilat ishin rrëmbimi im, por edhe tradhtia e ‘Kolonës së Pestë’ të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit. Të jesh me Partinë e Lirisë sot është një sakrificë e madhe sepse je target i regjimit. Por është edhe krenari e madhe se je në anën e duhur të historisë.

Me Z. Tedi Blushi në Kuvendin e ri, jam i sigurtë se kauzat e Partisë së Lirisë do të dëgjohen edhe më fort se në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ndërkohë organizimi ynë duhet t’i përshtatet më mirë situatës që kemi, për të qenë më i padepërtueshëm ndaj diversionit të regjimit.

Por beteja ballore kundër korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës duhet të përshkallëzohet çdo ditë dhe kjo s’bëhet pa vënë para përgjegjësisë çdo ditë SPAK-un që amniston aferën më gjigante të Edi Ramës, inceneratorin që nuk ekziston apo që mbyll sytë para firmës së tij për të shpallur fituese një kompani që lindi 8 muaj më pas. Po kalojmë një sprovë e cila çdo ditë na forcon vullnetin për të shkallmuar këtë regjim kleptokratik dhe antikombëtar.

A jeni optimist për të ardhmen?

Ju më pyesni a vazhdoj të jem Ilir Meta? Padiskutim që po. Vetëbesimi, guximi por edhe vizioni më kanë ndihmuar historikisht që të mos jem andej nga fryn era e momentit, por nga është e drejta, e vërteta dhe e ardhmja. Kam marrë mësime të rëndësishme në këto 30 vite të cilat do më ndihmojnë shumë për angazhimin tim në 30 vitet e ardhshme.

Kjo përvojë në burg në planin personal do më vlejë shumë. Shpesh e krahasoj me ndryshimin që solli në jetën time angazhimi në sportin e peshëngritjes, jo thjesht në kuptimin edukativ e sportive të disiplinës por të të kuptuarit të realitetit ku ndodhej vendi dhe shoqëria.

Deri atëherë isha një fëmijë i indoktrinuar, që besoja se vërtet jetonim në një vend të lumtur ngaqë unë jetoja më një lagje shumë të mirë të ‘Pazarit të ri’ dhe në një pallat ushtarakësh të privilegjuar. Por në peshëngritje njoha shumë shokë nga Kombinati, Sauku, Kamza, Porcelani e periferi të tjera të cilët flisnin për jetën reale që ishte një ferr për ta.

Atje kuptova se edhe pse personalisht isha rritur mirë në raport me të tjerët, përsëri isha rritur mes gënjeshtrash dhe kjo ndikoi shumë në formimin tim për të refuzuar gënjeshtrat e lumturisë komuniste, që më nxiti edhe të isha shumë aktiv në Lëvizjen Studentore. Edhe burgu më ka ndihmuar shumë të çlirohem nga shumë gënjeshtra dhe ta shoh jetën në mikro, ku ajo është më e vërtetë dhe e prekshme.

Cila është kënaqësia më e madhe në burg për ju?

Natyrisht që kënaqësia më e madhe është takimi njëherë në javë me motrën dhe fëmijët. Por kënaqësia e përditshme është leximi dhe ushtrimet fizike. Aktualisht po lexoj librin autobiografik të Nelson Mandelës ‘Long walk to Freedom’. Jam aktualisht në momentin kur Mandela përpunoi platformën klandestine të ANC për t’i rezistuar regjimit të aparteidit. Kudo pakicat përmes dhunë e frikës shtypin shumicën, por përkohësisht.

 

Video

Uragani “Melissa” ka goditur Kubën, pak orë pasi shkaktoi shkatërrime të mëdha në Xhamajkë. Rreth 735 mijë persona janë evakuuar nga zonat lindore, ndërsa presidenti Miguel Diaz-Canel paralajmëroi për “dëme të mëdha” dhe kërkoi respektimin e urdhrave për evakuim. Në Xhamajkë, ku “Melissa” arriti kategorinë 5, mbi 500 mijë banorë mbetën pa energji elektrike dhe u dëmtuan spitale, shtëpi dhe rrugë. Kryeministri Andrew Holness njoftoi se janë raportuar të paktën tre viktima, ndërsa pritet që bilanci të rritet. Meteorologët e cilësuan “Melissën” si uraganin e tretë më të fuqishëm që ka goditur Karaibet, pas “Wilma-s” (2005) dhe “Gilbert-it” (1988).

Një operacion masiv policor kundër bandës Comando Vermelho ka kthyer Rio de Janeiron në zonë lufte. Deri tani janë konfirmuar 64 të vdekur, përfshirë 4 oficerë policie, ndërsa burimet lokale flasin për mbi 100 viktima në total. Më shumë se 2,500 forca policore morën pjesë në bastisjen e favelave Alemão dhe Penha, ku bandat reaguan me dhunë ekstreme, duke përdorur dronë me granata, pushkë automatike dhe autobusë të rrëmbyer për të bllokuar rrugët. Banorët raportuan shpërthime dhe të shtëna të pandërprera. Guvernatori Cláudio Castro e quajti situatën “luftë kundër narko-terroristëve”, ndërsa Presidenti në detyrë Geraldo Alckmin mblodhi qeverinë për të shqyrtuar ndërhyrjen ushtarake. Qyteti është paralizuar: 45 shkolla të mbyllura, transporti publik i pezulluar dhe mijëra njerëz të bllokuar. Ndërkohë, drejtuesi i rrjetit kriminal, Edgar Alves Andrade (Doca da Penha), vijon të jetë në arrati. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet.

Alarm! Kreu i KLSH kërkon ndihmë në emër të stafit. Si mund të auditojmë kryeministrin?

Fredi Beleri pa arsim të lartë ankohet se në Shqipëri nuk ka Universitete në gjuhën greke.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme