Politika 1 Shtator 2025, 21:00 Nga VNA

Andi Mustafaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në PD

Ndaje në Whatsapp
Andi Mustafaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Departamentit Brain Gain

Andi Mustafaj ka njoftuar largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, dorëheqje që do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti. Në një mesazh publik, ai sqaroi se vendimin e kishte marrë më 5 mars, përpara nisjes së fushatës, për të shmangur çdo keqinterpretim.

Mustafaj thekson se tre vite në këtë detyrë kanë qenë të mjaftueshme për të realizuar vizionin e tij dhe nënvizon se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të pengojnë garën e brendshme. Ai i referohet rëndësisë së meritokracisë dhe dërgon një sinjal të qartë për nevojën e hapjes dhe rinovimit të brendshëm në PD, një mesazh që shihet edhe si kritikë e tërthortë ndaj lidershipit aktual të partisë.

 “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD.

Kujtojmë se Mustafaj u bë i njohur në fushatën e 11 majit përmes videove të shkurtra në rrjetet sociale me të cilat e mundte Ramën çdo ditë, deri ne 11 maj.

Postimi i plotë:

Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.

E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.

Ju faleminderit.

“Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,

Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.

Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj.

Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.

Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti.

Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës.

Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.

Zgjodha pikërisht tani për t'ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.

Për rrjedhojë:

• Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).

• Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.

• Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.

Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.

Krenarë me të gjithë ju!

Me respekt,

Andi”

 

Video

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Një aligator gjigant, i gjatë rreth 4.3 metra (14-foot) dhe me peshë rreth 272 kg (600 paund), shkaktoi bllokim të trafikut në Florida, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve. Një kapës i specializuar për kafshë të egra, së bashku me tetë zyrtarë policorë, ndërhynë për të larguar aligatorin nga rruga dhe për të siguruar kalimin e automjeteve në mënyrë të sigurt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme