Politika 3 September 2025, 13:42 Nga VNA

Kreu i SPAK vizitë në SHBA, Berisha: Nuk kam dijeni! Altin Troplini njoftoi Elvis Doçin i njohur si Visi i Pojës

Ndaje në Whatsapp
Kreu i SPAK vizitë në SHBA, Berisha: Nuk kam dijeni! Altin Troplini

Kreu i SPAK Altin Dumani ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mirëpo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se nuk ka dijeni, dhe për më tepër, nuk ka parë as edhe njoftim zyrtar për këtë vizitë. Deklarata e Berishës vjen pas një pyetje në konferencën e përditshme, e cila mbahet në selinë blu. 

"Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar"-deklaron Berisha, më tej shton se "Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini. Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin". Sulmet e Berishës ndaj Dumanit vijnë pas një aksioni të SPAK në banesën e Elvis Doçit i njohur si Visi i Pojës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtarisht. Në banesën e Doçit u zhvilluan kontrolle nga SPAK ku ju sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë. I njohur edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti ti shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve. 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme