Politika 7 February 2026, 21:02 Nga VNA

Berisha godet gjyqtarët e GJK për Ballukun, por harron se çështjen e vet e çoi po njësoj në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Berisha godet gjyqtarët e GJK për Ballukun, por harron se

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj Gjykatës Kushtetuese gjatë një takimi me demokratët e Kamzës, duke pretenduar se gjyqtarët shqyrtuan një çështje që, sipas tij, nuk u takonte dhe e mbajtën pezull për dy muaj në mënyrë të padrejtë.

Berisha u ndal posaçërisht te procedura, duke theksuar se në çdo rast normal gjyqësor një çështje duhet të kalojë fillimisht në Apel, më pas në Gjykatën e Lartë dhe vetëm në fund në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, në rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku kjo rrugë u anashkalua qëllimisht.

“Gjykatësit mbajtën katër seanca për një vendim që, në mënyrë absolute, nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL, dhe nga GJL në GJK. Kurse Lubia dhe këta gjykatës e mbajnë direkt te GJK për dy muaj, duke fabrikuar dhe duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, pavarësisht vonesës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese – që rrëzoi kërkesën e kryeministrit për ta shpallur antikushtetues pezullimin e Ballukut – objektivisht ishte një goditje për qeverisjen e Ramës dhe një favor politik për diskursin e Berishës dhe aksionin e tij për rrëzimin e qeverisë. Por kryedemokrati zgjodhi sërish të sulmojë gjyqtarët në mënyrë të përgjithshme, pa përmendur emra, qoftë edhe të atyre që votuan pro kërkesës së Ramës apo vonuan vendimin. Kjo retorikë bie ndesh me stilin e tij të mëparshëm politik, ku shpesh ka përmendur publikisht emra gjyqtarësh e prokurorësh dhe i ka sulmuar apo ekspozuar drejtpërdrejt.

Në thelb, Berisha ka të drejtë në parimin që artikulon: një qytetar normal duhet të ezauronte shkallët e gjyqësorit – fillimisht Apelin, pastaj Gjykatën e Lartë dhe vetëm në fund Gjykatën Kushtetuese. Por pikërisht ky parim e ekspozon kontradiktën e tij.

Por në rastin e tij personal, kur kundërshtoi masën “detyrim paraqitje”, Berisha e çoi çështjen drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, pa kaluar më parë nga Apeli dhe Gjykata e Lartë. Pra, atë që sot e quan shkelje në rastin Balluku, e ka bërë vetë kur i ka interesuar.

Për më tepër, ka një paralelizëm domethënës mes dy rasteve: në çështjen Balluku kërkesën në Gjykatën Kushtetuese nuk e dërgoi vetë ministrja, por kryeministri; ndërsa në rastin Berisha kërkesën nuk e dërgoi vetë Berisha, por grupi parlamentar i PD-së. Në të dyja rastet, thelbi i pretendimit ishte i njëjtë – se për vendosjen e masës duhej autorizim paraprak nga Kuvendi: Berisha për “detyrim paraqitje”, Rama për “pezullim nga detyra”.

Kjo simetri procedurale e bën të pashmangshme pyetjen politike: a janë PD dhe PS në këtë pikë si “dy pika uji”? Dhe a lejohet të thuhet se, edhe në këtë rast, ata veprojnë në të njëjtën logjikë institucionale, pavarësisht retorikës së ashpër publike?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme