Politika 7 February 2026, 14:13 Nga VNA

Kushtetuesja i mbyll derën Ramës. Si duhet ta kuptojmë vendimin e djeshëm te GJK

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja i mbyll derën Ramës. Si duhet ta kuptojmë vendimin e

Gjykata Kushtetuese, pasi e shqyrtoi për afro 11 orë në dhomë këshillimi, deklaroi se kishte rrëzuar kërkesën e kryeministrit të vendit, Edi Rama, për shkak të barazisë së votave 4 me 4. Për shkak të mosarritjes së kuorumit prej 5 votash në favor të kryeministrit, kërkesa e tij për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë konsiderohet e rrëzuar. Kushtetuesja vendosi heqjen e masës së pezullimit nga ushtrimi i funksioneve për Belinda Ballukun, që e kishte marrë në mbledhjen e 12 dhjetorit 2025, çka do të thotë se ajo mund të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës.

Katër gjyqtarët — Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja — të cilët votuan pro kërkesës së kryeministrit, shprehën qëndrimin se ministri gëzon të njëjtat të drejta si deputeti dhe, për rrjedhojë, për pezullimin nga ushtrimi i funksioneve duhet kërkuar autorizim në Kuvend.

Qëndrimi tjetër, që ishte kundër kërkesës së Edi Ramës dhe u votua nga Asim Vokshi, Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Gent Ibrahimi, lidhet me faktin se për shkak të reformës së vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit të deputetit, nuk ka nevojë që prokuroria të kërkojë autorizim në Kuvend për disa nga masat, përveç rasteve kur kërkon arrest në shtëpi, arrest në burg, kontroll personal apo të banesës për një deputet apo anëtar të qeverisë.

Në thelb, Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhur çështjen. Por, duke mos e shpallur antikushtetues vendimin e GJKKO-së, kjo i lejon SPAK-ut të kërkojë në gjykatë pezullimin e çdo funksionari publik dhe kjo e fundit mund të caktojë një masë të tillë, duke përjashtuar të zgjedhurit vendorë apo deputetët.

Megjithatë, çështja nuk përfundon këtu. Të nesërmen mund të jetë objekt shqyrtimi sërish në Gjykatën Kushtetuese mbi bazën e ankimit individual nga vetë Belinda Balluku.

Kjo e fundit e ankimooi vendimin e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm për masat e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Apeli i Posaçëm la në fuqi masën shtrënguese të ndalimit për të dalë jashtë vendit, çka do të thotë se Balluku nuk mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë, ndërsa pezulloi pjesën e ankimit që lidhet me pezullimin nga detyra, derisa të shprehej me vendim Gjykata Kushtetuese.

Pas vendimit të shpallur vonë të premten në mbrëmje, Apeli i Posaçëm duhet të caktojë datën dhe të vlerësojë nëse GJKKO-ja ka marrë ose jo një vendim në përputhje me ligjin.

Çështja më pas shkon në Gjykatën e Lartë e prej andej, cilido qoftë vendimi, sërish në Kushtetuese. Deri atëherë shumë ujëra do të kenë rrjedhur, por në Kushtetuese do të ketë mbërritur edhe anëtari i nëntë dhe ndërkohë do të jetë zëvendësuar edhe gjyqtarja Sonila Bejtja, mandati i së cilës ka përfunduar — e ndoshta balancat do të ndryshojnë për të pasur një vendim të qartë. Në favor të Ramës apo SPAK-ut, kjo mbetet për t’u parë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme