Politika 7 February 2026, 13:30 Nga VNA

Berisha pas emërimit të Dash Sulës: “Tradhti e lartë . Salianji “mollë e kalbur”

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas emërimit të Dash Sulës: “Tradhti e lartë .

Sali Berisha reagoi ashpër pas emërimit të Dash Sulës nga Edi Rama, duke e cilësuar këtë lëvizje si tradhti ndaj opozitës dhe idealeve demokratike.

Ai tha se tradhtia ndaj parimeve të demokracisë është po aq e rëndë sa tradhtia ndaj atdheut, duke akuzuar Sulën se në momentin më kritik zgjodhi të rreshtohej krah pushtetit.

“Të tradhtosh burra e gra që të kanë mbështetur për 12 vjet dhe të kapësh flamurin e Ramës në ditën e tij më të zezë, është akti më i lartë i tradhtisë,” deklaroi Berisha.

Ai e lidhi këtë edhe me rastin e Ervin Salianjit, duke e quajtur “mollë të kalbur” dhe shembull të kalimit në krahun e Ramës. Berisha përmendi gjithashtu një mjek nga Fieri që, sipas tij, thotë se është anëtar i PD-së, por mbështet Salianjin dhe kryebashkiakun socialist Armando Subashi.

Sipas Berishës, PD nuk humb nga largime të tilla, por pastrohet.

“Ne nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës. Kush bëhet patericë e tij në momentin më të vështirë, shkruan histori turpi,” përfundoi ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme