Politika 7 February 2026, 20:05 Nga VNA

Demokrati në Kamëz ia thotë në sy Berishës: Ne pa rrogë vijmë në protesta, ndërsa këshilltarët e PD votojnë për shtrenjtimin e biletës së urbanit

Ndaje në Whatsapp

Demokrati në Kamëz ia thotë në sy Berishës: Ne pa

Një demokrat që mori pjesë në foltoren e Sali Berishës në Kamzë ngriti shqetësimin për shtrenjtimin e biletës së transportit urban. Ai theksoi se pjesë e vendimit për rritjen e çmimit ishin edhe disa këshilltarë demokratë, të cilët votuan pro rritjes së çmimit të biletës.

Gjatë fjalës së tij, qytetari vuri theksin te kontrasti brenda PD-së, duke thënë se qytetarët angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përfaqësuesit demokratë në bashki marrin vendime që shkojnë kundër interesit të tyre.

“Ne po angazhohemi pa rrogë, pa lek, paguajmë edhe biletat e urbani, megjithëse na e kanë ngritur këtu çmimin e biletës. Edhe tha një mirë doktor Petriti, si u ngrit bileta, edhe nuk bëhet fjalë. Mori fund aty çdo gjë. Tani u miratua nga anëtar të këshillit bashkiak edhe demokrat. Çfarë të them tjetër gjë,” tha qytetari gjatë foltores.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve për linjat Kamëz–Tiranë, Paskuqan–Tiranë dhe disa linja të tjera brenda territorit të bashkisë, ku përfituesi i drejtpërdrejtë ishte kompania “SHPRESA – AL”. Pas disa verifikimeve, VNA publikoi dokumente që tregojnë se personat që kishin kërkuar, mbështetur dhe votuar rritjen e çmimit ishin të njëjtët që mbanin pozicione drejtuese në kompaninë përfituese.

Në votimin për rritjen e biletës morën pjesë edhe këshilltarë demokratë, përfshirë Shkëlqim Kosiqi, nënkryetar i Këshillit Bashkiak, Enver Buçi dhe Preng Marku, duke bërë që opozita të rezultojë pjesë e një vendimmarrjeje që, sipas kritikëve, ka shkelur interesin e qytetarëve që përfaqëson.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme