Politika 7 February 2026, 19:33 Nga VNA

Berisha vijon me akuzat ndaj GJK për vonesën e vendimit pët Ballukun, por kursen emrat e gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp

Berisha vijon me akuzat ndaj GJK për vonesën e vendimit pët

Sali Berisha vijoi akuzat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe gjatë takimit që zhvilloi me demokratët e Kamzës. Kreu i PD tha se u mbajtën katër seanca për një vendim që, në mënyrë absolute, nuk u takonte ta shqyrtonin.

Ai gjithashtu tha se çdo qytetar normal që ka një proces gjyqësor do të kalonte nga Apeli në GJL dhe më pas në GJK, por Balluku dhe gjyqtarët e tjerë mbajnë çështjen dy muaj, duke fabrikuar dhe grisur dokumente.

“Gjykatësit mbajtën katër seanca për një vendim që, në mënyrë absolute, nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL, dhe nga GJL në GJK. Kurse Lubia dhe këta gjykatës e mbajnë direkt te GJK për dy muaj, duke fabrikuar dhe duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, pavarësisht vonesës, vendimi i GJK-së ishte një goditje për qeverisjen e Ramës dhe një favor në diskursin politik të Berishës dhe aksionit të tij për rrëzimin e qeverisë. Por kryedemokrati zgjedh sërish të sulmojë gjyqtarët pa përmendur emra, qoftë edhe të atyre që votuan pro kërkesës së Ramës apo vonuan vendimin. Retorika e tij këtu është e kundërt me stilin e zakonshëm politik, ku më parë ai ka përmendur publikisht emra gjyqtarësh e prokurorësh dhe i ka sulmuar ose ekspozuar.

Berisha më tej foli edhe për dosjen e AKSHI-t, ku tha se i kishte dalë në mbrojtje Danial Shimës gjatë kohës që ishte “i rrëmbyer”, megjithëse e cilësoi se ai dhe familja e tij kishin bërë miliona nga paratë e AKSHI-t.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme